Filipine, bomba në Kishën Katolike shkakton 20 viktima

21:25 | 27/01/201921:250

Dy bomba kanë shpërthyer në një kishë katolike në një prej ishujve jugorë të Filipineve, duke u marrë jetën të paktën 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në një rajon me shumicë myslimane, që kishte organizuar një referendum për autonomi më të gjerë.

Dy bomba shpërthyen të dielën në katedralen katolike romake në jug të ishujve Filipine, duke vrarë 20 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi i parë ndodhi teksa celebrohej mesha e së dielës në kishën e ishullit Jolo, ku militantët islamikë janë shumë aktivë. Në momentin kur trupat ushtarake reaguan, një tjetër bombë e vendosur në një parking pranë objektit të kultit shpërtheu. Sulmi vjen një ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi në një referendum për më shumë autonomi. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë, por ishulli Jolo prej kohësh shërben si bazë për militantët e grupit Abu Sajaf. Autoritetet lokale deklaruan se shpërthimi i parë ndodhi brenda katedrales Zonja e Malit Karmel, që në të kaluarën ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh; ndërsa i dyti fare pak më pas në hyrje të kishës. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë evakuuar në rrugë ajore në një qytet tjetër. Duke e cilësuar atentatin një akt burracak, autoritetet lokale i bënë thirrje popullsisë që të bashkëpunojnë për t’i mohuar fitoren terrorizmit. Në referendumin e javës së kaluar, votuesit aprovuan krijimin e rajonit autonomon Bangsamoro, që ndodhet në jug të Filipineve dhe dominohet nga shumica myslimane. Por votuesit në provincën Sulu, ku ndodhet ishulli Jolo, refuzuan të bëheshin pjesë e procesit. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono