Fier, ura e vjetër mbi lumin Vjosë në rrezik shembje

schedule12:40 - 25 Shkurt, 2018

schedule 12:40 - 25 Shkurt, 2018

Përmbytjet e herë pas hershme në Fier kanë dhënë pasoja jo vetëm në prona private, por dhe në ato publike. Ura e Vjosës është në rrezik shembje nga gërryerjet, ndërkohe që me herët dy ura janë shkatërruar brenda një kohë të shkurtër në këtë zonë.

Tashmë i qetë në shtratin e vet, por ky lumë është shndërruar në makthin e mijëra banorëve përgjatë brigjeve të tij në Fier.

Pasojat janë ende të dukshme në zonat bujqësore, kurse për urat vërshimet po shkaktojnë dëme të pariparueshme.

Ura shekullore në kufirin ndarës të Fierit me Vlorën është dëmtuar dhe po gërryhet dita dites. Inertet e çliruara çojnë në ngushtimin e shtratit të lumit pikërisht në atë që konsiderohet pika më kritike e tij.

Gërryerja dhe rreziku i shembjes së urës alarmon më tepër për pasojat gjatë përmbytjeve se sa fakti që një monument kulture po rrënohet.

Ura e vjetër në kufirin ndarës mes fierit dhe vlores frekuentohet nga banorët e zonës për traansport mallrash. Ajo është ndërtuar rreth viteve 1930 nga italianët. Paralelisht me të është ura e re e ndërtuar gjatë periudhes së shtetit socialist. Të dyja këto ura frekuentohen kryesisht nga banorët e zonës që prej hapjes së autostradës Levan-Vlorë.

Në këtë të fundit është ndërtuar një urë tjetër çka e con në 3 numrin e urave vetëm në këtë zonë. Në përmbytjet e viteve të fundit duke filluar nga viti 2015, Vjosa ka shëmbur dy ura të rëndësishme në Poçem e Darëzezë si dhe ka dëmtuar dhjetëra të tjera përgjatë Mallakastrës, Fierit dhe Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!