Fier, shpërndahet ushqim për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura


10:33 | 07/12/2017

Zonat e përmbytura në Fier tani po përballen me mungsën e ushqimit për gjënë e gjallë, por nuk kanë vonuar ndihmat. Të parët janë kosovarët të cilët dërguan 12 kamionë kryesisht blloqe me kashtë për gjënë e gjallë. Kamionët do të shpërndahen në Darëzezë aty ku u pëbytën mijëra ha tokë bujqësore pjesa më e madhe e mbjellë më foragjere, ushqim për bagëtitë. Ndihmat për 5 fshatrat e pëmbytur nga Vjosa konsistojnë kryesisht në ushqim për bagëtitë dhe veshmbathje. Banorët kërkojnë nga ana e tyre kompesimin e dëmeve edhe për orenditë shtëpiake të dëmtuara nga vërshimi i Vjosës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono