Fier, aty ku jetonte hakeri 25 vjeçar që u arrestua me urdhër të FBI

14:15 | 13/02/2018

25 vjeçari Aldo Ymeraj i cili u arrestua nga policia shqiptare, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike, jetonte me nënën e tij në Fier. Ai kishte studiuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet.

Këto shkallë i ka përshkuar që nga fëmijëria. Por banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, Aldo Ymerajn thuajse nuk e njohin.

Përkundër kësaj, emri i 25 vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Ndaj ata pak fqinj, jashtë kamerave thonë ishte djalë i urtë.

Nga policia e Fierit tregojne se 25 vjeçari u arrestua në kryeqytet. Ai jetonte kohët e fundit mes Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

Bazën e kishte në vendlindje, aty ku policia pas arrestimit po ushtron kontroll.

Nuk dihet nëse do të bëhej piktor i mirë përderisa studjoi pikturë për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, por Aldo Ymeraj rezulton një gjeni në fushën e kibernetikës.

Me prindër të divorcuar, djali i pronarit të një shtypshkronje në Fier, Ymeraj punonte herë pas herë në biznesin e të atit.

Nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 miljonë dollarë.  I riu  nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Hetimi për 36 persona të organizuar nën moton “in fraud Ëe trust në mashtrim ne besojmë”, ka nisur nga SHBA .

Grupi i hakerave akuzohet se merrnin pjesë në një rrjet të krimit kibernetik qe drejtonte një skemë të sofistikuar duke blerë dhe shitur numrat e sigurimeve shoqërore dhe vjedhur të dhënat personale.

Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 molionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.

Anëtarët e rrjetit nuk ishin takuar me njëri-tjetrin. Ata identifikonin njëri-tjetrin me nofka ne internet./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono