Fier, aksion për vendosjen e aparatit matës të ujit

21:19 | 19/11/2018

Në Fier Drejtoria e Ujësjellësit ka nisur aksionin për vendosjen e aparateve matës të ujit të pijshëm në zonat informale. Përjashtohen nga pagesa vetëm pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Prej vitesh nuk kanë paguar asnjë qindarkë për ujin që marrin nga ujësjellësi. Janë shumë  abonentë në zonat informale në Fier që tani kanë mundësi të zgjedhin. Ose të pajisen me matësa dhe të paguajnë, ose të shkëpusin lidhjet me rrjetin e shpërndarjes së ujit. Ka prej tyre që e kanë bërë zgjedhjen që tani. Ujësjellësi i Fierit ka nisur të vendosë matësa tek abonentët informalë dhe njëherazi po u pret ujin familjeve që nuk pranojnë të furnizohen me ujë.

“Në këtë zonë jemi duke verifikuar të gjithë abonentët, të cilët janë debitorë ose mund të jenë në formë ilegalë. Në këtë zonë të gjithë banorët do të pajisen me matësa dhe me kaseta”, tha Endri Gjikondi.

Sipas të dhënave zyrtare të Ujësjellësit janë mbi 2500 abonentë informalë në fshatrat e Fierit. Për aparatin pagesa do t’u mbahet në faturë. Përjashtohen nga ky detyrim vetëm pensionistët e vetëm dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Të paguajnë ata banorë të cilët nuk janë pensionistë të vetëm, nuk janë në skemën e ndihmës ekonomikë apo KCPA-së”, u shpreh Gjikundi.

Ndërkohë që debitorët familjarë po kalojnë në sitë, borxhi më i madh që nuk dihet si do të shlyhet ndaj ujësjellësit i takon rafinërisë së Fierit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono