Festat e fundvitit, fluks në Portin e Durrësit

14:47 | 25/12/2018

Emigrantët që kthehen në atdhe për festat e fundvitit kanë krijuar fluks në Portin e Durrësit dhe në pikën kufitare të Morinës. Megjithëse janë shtuar sportelet nga ana e policisë kufitare, udhëtarët sërish janë përballur me radhë të gjata.

Mbi 12 mijë shtetas gjatë orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet Portit të Durrësit. Emigrantë, mes tyre dhe shtetas të huaj vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Polica e kufirit dhe kapiteneria janë angazhuar për të rritur shërbimet në port. Ndryshe nga vitet e kaluara kapiteneria e portit raporton se tragetet nga Bari mbërrijnë me vonesë. Kjo sipas kapitenit të portit detar Taulant Allkja, ndodh pasi autoritetet italiane po punojnë vetëm me një apo dy sportele. Çdo ditë në Durrës ankorohen gjashtë tragete, duke sjellë një numër të lartë udhëtarësh. Me të njëjtin fluks, porti më i madh në vend pritet të përballet deri në fundjavën e fundit të vitit.

Në Morinë nuk shmangen radhët në dy anët e kufirit Shqipëri- Kosovë. Qindra emigrantë kosovare po kthehen për festat e fundvitit. Kontrolli i dyfishtë në Morinë e Vermicë vijon të jetë problematika kryesore e vonesave, por gjithësesi punonjësit e policisë kufitare shtojnë sportelet në vartësi të fluksit që krijohet. Në 24 orët e fundit më shumë se 12 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin drejt Kosovës, të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga porti i Durrësit apo pika të tjera kufitare./abcnews.al

Gazetarë: Enkeleda Arapi, Bujar Muçmata


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono