Festat e funditvitit, ndriçohet pema e Krishtlindjeve në Lezhë

17:49 | 06/12/2018

Në Lezhë pema e Krishtlidjes dhe dekori festiv janë ndezur në sheshin “Besëlidhja”. Aktivitetit të Bashkisë i janë bashkuar edhe koret e nxënësve të shkollave, që kanë interpretuar këngë Krishtlindjesh dhe të Vitit të Ri. Çelësi që ndizte ndricimin zbukurues, iu besua dy fëmijëve, një simbolikë për të nxitur shpresën tek të gjithë qytetarët.

Rrugët dhe sheshet e Lezhëes janë zbukuruar me atmosferën e festave, ndërsa organizimet e bashkisë, në bashkepunim me sektorin privat, nuk do të mungojnë për ta kthyer Lezhën në vëmendjen e të gjithe vizitorëve të saj./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono