“Festat duan dashuri” ndalet në Berat

15:22 | 29/12/2018

Ministri Blendi Klosi në këtë prag feste është ndalur në Qendrën e Zhvillimit në Berat, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshe.

“Festat duan dashuri” nuk është vetëm një slogan, por një axhendë konkrete me aktivitete, në të gjithë Shqipërinë, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, atyre me aftësi të veçanta, viktimave të dhunës në familje apo gjyshërve dhe gjysheve, që strehohen në qendrat e përkujdesit social. Si deputet i Qarkut të Beratit, në këtë prag festash, ministri Klosi u ndal në Qendrën e Zhvillimit në Berat, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshe, të grumoshave të ndryshme.

“Kjo është për t’i dhënë dashuri atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashurinë e shoqërisë, për dashurinë e shtetit, për dashurinë e njerëzve që mund të ndajnë me ta një festë kaq të bukur sa festat e Vitit të Ri”, tha ministri Klosi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë jo vetëm të trajtimit me dashuri të fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, por edhe të mundësive që i duhen krijuar atyre për të qenë të aftë për punë, megjithëse me nevoja të veçanta. Shkolla profesionale në Berat trajton dhe trajnon disa nga fëmijët me aftësi të kufizuar për ti bërë atyre të mundur që të hyjnë në tregun e punës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono