“Ferr” tifozësh dhe goleada të pritshme, Champions zjarr edhe sonte!

08:27 | 06/11/201908:270

Magjia e Champions League do të mbajë të ngrirë edhe sonte tifozët para TV. Mbrëmja e djeshme ishte spektakolare dhe sërish ka ndeshja mjaft interesante, teksa zbresin në fushë klube të mëdha. Spektakli nis që prej orës 18:55, kur Juventus dhe Bayern Munich do kërkojnë të marrin pikët e plota.

Bardhezinjtë do të sfidojnë të ftohtin rus dhe Lokomotiv Moscoë, që për pak desh surprizoi në Torino. Ronaldo do të kërkojë golin e parë ndaj këtij kundërshtari. Fitorja e bardhezinjve do të vuloste kualifikimin dhe më pas do të mbetej në diskutim vendi i parë. Atletico Madrid, rivali në grup i Juventusit, luan në transfertë ndaj Bayer Leverkusen.

Për të mbetur në Gjermani, aty ku Bayern Munich do të kërkojë një tjetër goleadë ndaj Olympiacos. Bavarezët gjithashtu do të mbyllnin çështjen e kualifikimit në raundin tjetër. Sfidë e nxehtë për Tottenham, që do të duhet të përballojë “ferrin” serb që do të krijojnë tifozët e Crvena Zvezda.

Në grupin A PSG i ka dhënë drejtim çështjes së kualifikimit, teksa ka marrë pikët e plota në tre ndeshjet e para. Sonte do tentojnë të mposhtin sërish Club Brruge. Real Madrid është i detyruar të kalojë me sukses turqit e Galatasaray, në një ndeshje që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Atalanta e Champions League ka treguar dobësi të theksuara dhe sonte do i duhet të shmangë goleadën në shtëpi me Manchester City. “Qytetarët” kanë fituar çdo takim deri më tani dhe normalisht nuk do të ulin ndonjë marsh sonte. Gara në këtë grup, C, është për vendin e dytë dhe Dinamo Zagreb-Shakhtar Donetsk është e gjitha për t’u parë.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E mërkurë, më 6 nëntor, ora 18:55
Bayern Munich-Olympiacos
Lokomotiv Moscow-Juventus

E mërkurë, më 6 nëntor, ora 21:00
Atalanta-Manchester City
Bayer Leverkusen-Atl. Madrid
D. Zagreb-Shakhtar Donetsk
Crvena Zvezda-Tottenham
Paris SG-Club Brugge
Real Madrid-Galatasaray

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono