Ferhati: Zgjedhjet do zhvillohen, koha e kaosit ka përfunduar

17:35 | 24/04/2019

Për deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, nuk ka asnjë arsye për qeverinë dhe parlamentin që të mos zhvillojnë zgjedhje më 30 Qershor. E ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC”, ajo u shpreh se kërkesat e opozitës janë absurde dhe se djegia e mandateve është veprim i pamatur dhe ekstrem.

“Një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime që ecin përpara me reformat e ndërmarra nuk kanë sesi të bëjë hapa mbrapa dhe të pranojë kërkesa absurde të opozitës. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë padyshim në datën e caktuar. Nuk mund t’i shkojmë mbrapa veprimeve të pamatura dhe ekstreme politike që nuk janë në përputhje me parimet demokratike”, tha deputetja.

Më tej, e pyetur nëse këto qëndrime të opozitës dhe qeverisë mund të krijojnë përplasje mes palëve në ditën e zgjedhjeve, Ferhati tha se qytetarët kanë të drejtën e tyre të votojnë më 30 Qershor.

“Koha e kaosit është kohë që ka përfunduar. I vetmi model është opozita që ka dalë në rrugë sot që shkel të drejtën qytetare të protestës duke përdorur veprime dhune. Jo vetëm i bëjnë keq vetes, por i bëjnë keq dhe vendit. Nga ana tjetër rrudhet nga ana vet sepse nuk është populli që proteston, por militantët. Po më thoni që këta militantë do krijojnë tensione në proceset demokratike? Nuk mendoj që shqiptarët do bashkohen me opozitën të marrin pjesë në veprime dhune. Qytetarët kanë të drejtën e vet të votojnë më 30 Qershor. Askush tjetër, asnjë minorancë nuk kanë të drejtë që të pengojnë qytetarët në të drejtën e tyre legjitime”, tha ajo./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono