Ferhati: Nesër miratohet ligji për nxitjen e punësimit të grupeve në nevojë

19:00 | 12/03/2019

Deputetja socialiste njoftoi se nesër do të miratohet ligi për nxitjen e punësimit. E ftuar në studon e ABC News Ferhati theksoi se nga ky ligj përfitojnë grupe në nevojë dhe persona me aftësi të ndryshme.

“Nesër miratojmë ligjin për nxitjen e punësimit, ku për herë të parë krijojmë mekanizmat e duhur ligjore që gërshetohen politikat  e ndihmës ekonomike me punësimin. Marrim në konsideratë grupet në nevojë si nënat kryefamiljare, persona me aftësi të ndryshme, invalidëve dhe grupeve të shoqërisë, ata të ndihmës ekonomike dhe ata që nuk kanë gjetur mundësi në tregun e punës dhe do i përshtaten nevojave dhe ndjeshmërive të secilës kategori.

Jam e kënaqur që kemi arritur këtu, sepse pas miratimit të ligjit për strehimin social dhe atij për ndihmën juridike falas edhe ky ligj është pjesë e paketës së solidaritetit”.

Por ajo që theksoi Ferhati është krijimi i një  fondi social, i cili detyron punëdhënësin me 25 punonjës të punësojë patjetër një person me aftësi ndryshe, dhe në rast të mosrealizimit të këtij detyrimi ligjor, ka detyrim të derdhë një pagë minimale mujore ne fondin social, i cili do shërbejë për politika punësimi për këtë kategori.

“Fondi i punësimit ka një buxhet të rritur, do krijohet një fond social se parashikohet që ndërmarrjet me 25 punonjës do të duhet patjetër të punësojnë një person me aftësi ndryshe, ose persona që nuk shikojnë ose invalidë të pjesshëm për punë dhe nëse nuk do mundet të realizohet ky detyrim ligjor, do ketë një detyrim për punëdhënësin që të derdhë masën e një page minimale mujore  në fondin social dhe ky fond do përdoret nga shteti për të nxitur politika të reja punësimi për kategori të veçanta. Ky ligj kërkon shumicë të thjeshtë”.

Ky ligj pasi të jetë dekretuar nga Presidenti do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Në seancën e nesërme parlamentare do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono