22:55 | 30/01/2019

Bota rrezikohet gjithnjë e më shumë nga fenomeni i Fake News, apo lajmit të rremë në shqip. Në puntatën e kësaj të mërkure në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi u diskutua pikërisht rreth këtij fenomeni ku të ftuar ishin: Erlis Çela, pedagog; Mentor Kika, analist; Arian Çuri, analist dhe Ralf Gjoni, analist.

Mentor Kikia u shpreh se duhet kuptuar diferenca mes Fake News dhe shpifjes.

Mentor Kikia: Fake News nuk është një gazetari joprofesioniste. Është një profesionizëm shumë më profesional se lajmet e tjera se është një produkt që hidhet në treg me një qëllim të paracaktuar. Kërkon të çorientojë opinionin publik, imazhe të paqena për persona dhe institucione. Duhet të bëjmë diferencën mes Fake News dhe shpifjes. Shpifja është një gjë që targeton personin qëllimisht për ta dëmtuar. Unë do shpif sikur Erlisi ka bërë një shkelje të rëndë ligjore. Kurse Fake News unë them që Erlisi ishte në Durrës. Fake News është për ta çorientuar publikun drejt një qëllimi që dua unë. Me Fake News përballemi çdo ditë kur shikojmë lajmet më së shumti në mediat online kur kontrolli është më i paktë, produkti që hidhet është më i lartë dhe cilësia e dobët.

Për Arian Çurin Fake News është një industri, e cilën sipas tij është goxhafitimrurëse dhe pjesë e saj janë ata që i quajti trafikantë.

Arian Çuri: Fake News është një industri e tërë. Disa e kanë zanat. Kemi të bëjmë me një lloj trafiku, të cilët pranojnë hapur që është një biznes goxha fitimprurëse.Ka njerëz që paguajnë ushtarë të tillë, mercenarë për të baltosur, apo lobuar për axhenda të caktuara. Njerëzit tentojnë t’i lexojnë këto lajme. Nga industri përfituese po përdoret dhe industri shantazhuese. Këta njerëz që për mua janë trafikantë dhe e pranojnë një gjë të tillë, veprojnë për të rrëzuar pushtete të tëra. Nëse me një ushtri kompjuterash arrin të rrëzosh pushtete është goxha e re në këtë sistem.

Për Gjonin, Trump ka meritën që hodhi në treg terminologjinë e re, Fake News, të cilën ai e përktheu edhe si propagandë.

Ralf Gjoni: Duhet të përkthejmë pak fjalën Fake News, përveç fjalë e rreme përkthehet edhe propagandë. Trump nuk bëri ndonjë gjë të re veçse hodhi në treg Fake News për një terminologji të re për të zëvendësuar fjalën propagandë. Sot është bërë një sport i rëndomtë i disa kalamajve. Twitter, Facebook dhe rrjete presitogjoze çdo ditë dhe çdo muaj mbyllin me miliona profile të rreme.

Erlis Çela: Fenomeni edhe për shkak të popullariteti që mori ka ngjallur kureshtjen e studiuesve. Fake News ka dhe qëllime biznesi. Ka Fake News të formës pak më të zbutur. Ne kemi media të mëdha që serviret me pikëpyetje në fund që le mister te publiku. Mediat e mëdha ndërkomëbtare siç është BBC dhe CNN kanë tashmë struktura të mirëorganizuara për të vërtetuar info që vijnë në kuptimin e lajmit të rremë. Sot ajo që e bën fenomenin më të rrezikshëm është fuqia që kanë marrë rrjetet sociale./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono