Fëmija në kampin e ISIS/ Babai kërkon kthimin në shtëpi të fëmijës, ambasadori shqiptar nuk e ndihmon

23:21 | 17/10/201923:210

Një fëmijë shqiptar është gjallë në Siri, por nuk mund të largohet nga kampi i burgut.

Emisioni le Iene në televizionin italian Mediaset, ka transmetuar mbrëmë historinë e vogëlushit shqiptar në kampin e ISIS, të cilin i ati nuk mundet ta marrë dhe pavarësisht kërkesës së tij për ndihmë ajo nuk i është ofruar as nga qeveria dhe as nga ambasadori shqiptar në Turqi.

Fëmija, i sjellë nga Italia në Siri nga nëna e tij kur u bashkua me ISIS, u gjet i gjallë në një kamp burgu në Siri. Por Alvini, i lindur dhe rritur në Itali, ka vetëm nënshtetësi shqiptare dhe pa një zyrtar qeveritar nga Tirana ai nuk mund të lërë burgun në kapin e ISIS.

Babai i tij shqiptar, Afrim Berisha, përpiqet në çdo mënyrë ta marrë djalin e tij në shtëpi nga Siria, të rrëmbyer nga nëna e tij xhihadiste që shkoi për të luftuar me ISIS. Që prej vitit 2016, ai nuk e sheh më djalin e tij, i cili u rrit në mesin e terroristëve të Kalifit Abu Bakr Al Bagadi.

Momenti i takimit me fëmijën është shumë emocionues. “Nuk të lë më babi ty”, i thotë ai të birit që nuk e sheh prej vitesh. Jeta e fëmijës tani është më shumë se kurrë në rrezik: kampi i refugjatëve ku ndodhet është plot me terroristë dhe është në Kurdistanin sirian, i cili do të pushtohet nga trupat turke.

Të mërkurën, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” nga Italia, gazetari Taulant Kopliku e paralajmëroi këtë reportazh. Edhe pse u bënë gati ta merrnin fëmijën shqiptar, nuk mundën për shkak të mungesës së autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë, në studion e “ABC-së së mëngjesit” me Enkel Demin, ishte i ftuar daja i dy fëmijëve të tjerë, të cilët ndodhen në kampin e ISIS. Ai rrëfeu në ABC News komunikimin e fundit me mbesën e tij, ku kjo e fundit tregon që situata është vështirësuar që kur në Siri kanë hyrë forcat turke./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono