Federata Zvicerane i përgjigjet Berhamit: Është keqkuptuar

19:13 | 08/08/2018

Federata zvicerane e futbollit i përgjigjet akuzave të Valon Berhamit pas përjashtimit të tij nga kombëtarja. Zëdhënësi i Federatës tha se vendimi ishte i trajnerit të ekipit përfaqësues.

Pas akuzave të Valon Behramit se përjashtimi i tij nga përfaqësuesja zvicerane ishte një vendim me prapavijë politike vjen edhe reagimi i federatës së futbollit. Zëdhënësi, Marco von Ah mohoi çdo përfshirje të sekretarit të Federatës në risktrukturimin e ekipit, duke thënë se kjo është përgjegjësi e trajnerit.

Marco von Ah (Zëdhënës i Federatës Zvicerane të Futbollit): “Trajneri ka konfirmuar se është një vendim i marrë prej tij dhe nuk ka të bëjë me çështje politike dhe se nuk ka biseduar me presidentin apo sekretarin e federatës së futbollit. pas eliminimit nga botërori, Petkovic duhet të mendojë për të ardhmen e ekipit dhe ky është një proçes normal”.

Sipas zëdhënësit të Federatës mesfushori e ka keqkuptuar trajnerin.

Marco von Ah (Zëdhënës i Federatës Zvicerane të Futbollit):Petkovic ka kontakuar disa lojtarë dhe i ka komunikuar atyre se nuk do të jenë pjesë e ekipit për Ligën e Kombeve për t’i lënë hapësirë të rinjve. 4 nga 5 futbolistët e kontaktuar e kanë pranuar vendimin që është vetëm sportiv. Nëse do të kishte një vendim për përjashtim natyrisht që nuk do të bëhej me telefon”.

Pas përjashtimit Valon Berhami tha se ky vendim kishte lidhje me sekretarin Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili hapi debatin se a duhen lojtarët me dy nënshtetësi në ekip menjëherë festimit me shqiponjë nga futbollistët me prejardhje shqiptare. /abcnews.al

 

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono