FBI: Mbi 1 mijë ujqër të vetmuar janë të gatshëm të godasin SHBA-të

13:45 | 17/05/2018

FBI ka dhënë alarmin se mbi 1 mijë persona të radikalizuar në SHBA janë të gatshëm të kryejnë sulme terroriste. Byroja ben te ditur se këta persona janë në mbikëqyrje nga autoritetet.

Rikthehet alarmi për terrorizëm në SHBA. FBI po heton mbi 1 mijë të dyshuar si ujqër të vetmuar si dhe shumë terroristë vendas. Këtë e ka thënë drejtori i Byrosë, Kristofer Urej, gjatë një dëshmie në Senatin amerikan duke theksuar se “ujqërit e vetmuar në Shtetet e Bashkuara janë prioritet kryesor në luftën kundër terrorizmit”.

Dhe në këto mijëra hetime mbi ujqërit e vetmuar, theksoi ai, nuk përfshijnë ata të Al-Kaedës, hetimet ndërkombëtare dhe ato mbi terroristët vendas.

“Dhe ajo që i bën ata të komplikuar është se nuk ka shumë pika të përbashkëta mes këtyre njerëzve. Ata kanë për qëllim objektivat e butë, duke përdorur armë që janë të lehta për t’u përdorur si eksplozivë të improvizuar, makina, thika dhe pushkë”, nënvizoi numri një i Byrosë Federale të Investigimit.

Urej shtoi më tej se FBI është e angazhuar që të zbulojë më mirë çdo sinjal të mundshëm alarmi lidhur me këta terroristë që shpesh radikalizohen përmes internetit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono