Favre: Fitorja në derbi motivim, mposhtim edhe Interin!

18:20 | 22/10/201918:200

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, ka folur në konferencën për shtyp para sfidës kundër Interit, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Në fjalën e tij, strategu gjerman u shpreh: “Do të jetë absolutisht një sfidë e vështirë, por ne e kemi përgatitur.

“Fitorja në fundjavë në derbi i ka motivuar lojtarët. Jemi në një moment të mirë dhe udhëtojmë drejt Italisë për fitore. E dimë forcën e Interit dhe forcën tonë. Portieri Burki nuk është stërvitur me skuadrën dhe besoj se nuk do të luajë në këtë sfidë. Gjtihsesi, do të vendosim pas stërvitjes së fundit.

Mungesat e Alcacer dhe Reus? Kemi lojtarë të tjerë cilësorë për t’i zëvendësuar, prandaj nuk e shoh si një problem. Sancho? Ka zgjidhur gjithçka me klubin, tani është OK të luajë. Do të jetë në fushë përballë Interit.

Lukaku? Është sulmues i fortë, i shpejtë dhe shumë i aftë para porte. Por me sulmues të tillë përplasemi çdo javë në Bundesliga dhe lojtarët e mi e dinë si duhet të veprojnë”, përfundoi Favre./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono