Fatura elektronike zëvendëson kasat, Denaj: Ulim evazionin dhe rrisim të ardhurat

18:50 | 31/07/201918:500

Kasat fiskale do të zëvendësohen nga janari me faturën elektronike. Ministrja e Financave Anila Denaj prezantoi sot projektin e ri të fiskalizimit, që sipas saj do të sjellë një revolucion në administratën tatimore, pasi do të ulë evazionin dhe do të rrisë të ardhurat.

Biznesi do të ndryshojë mënyën e raportimit të xhiros, duke përdorur faturën elektronike dhe jo me sistemin e aktual të kasave. Ministrja Denaj shpjegoi lehtësitë që ofron modeli i ri i fiskalizimit.

Denaj tha se nuk pritet të sistemi i ri të krijojë kosto shtesë te bizneset dhe se do jetë në dorë të tyre për të përdorur ose jo kasat që do të përshtaten me sistemin.

Duke iu referuar përvojës që Kroacia pati me këtë sistem, Denaj tha se pritshmëritë janë të njëjta edhe nga administrata jonë tatimore.

Biznesi me xhiro nga zero  deri në 2 mln lekë do të duhet që të pajiset me nënshkrimin elektronik brenda 1 janarit 2020 ndërkohë që gjithë sistemi i ri i fiskalizimit do të jetë plotësisht funksional në vitin 2021. Nga reforma e re do të jenë të përjashtuar ambulantët. Drafti është hedhur për konsultim publik deri në fund të muajit gusht, ndërsa në tetor do të nisë faza e pilotimit në disa biznese. /ABC news Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono