Fatimir Xhafaj: Audio-përgjimi mashtrim, nuk jap dorëheqjen


21:51 | 16/05/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për dënimin e vëllait të tij. Gjithashtu Xhafaj mohoi kategorikisht që të ketë favorizuar vëllain e tij Agron Xhafaj. Ky i fundit është dënuar në mungesë me 7 vite burg me vendim të formës së prerë në Itali për trafik droge dhe prej mëngjesit të së mërkurës ka shkuar të dorëzohet në shtetin fqinj.

Pas akuzave të shumta nga opozita në drejtim të Fatmir Xhafaj, ky i fundit theu heshtjen disa ditore.

Ministri i Brendshëm u shpreh i bindur gjatë takimit me gazetarët se, nuk do të japë dorëheqjen dhe se një gjë të tillë nuk ja ka kërkuar as Kryeministri Rama.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen”.

Xhafaj bëri një rezyme të historisë së Agron Xhafajt nga viti 2002 ku edhe ishte dënuar me pa të drejtë sipas tij.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. E kanë ndaluar për 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin nga Italia. Kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë Majko. Kam kërkuar dorëheqjen për këtë ngjarje, por pasi u panë rrethanat dhe përfshirja ime, kryeministri nuk e pranoi dorëheqjen time. Agroni për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, por ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë çështje. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Asnjëherë si funksionar publik dhe si ministër nuk kam bërë kompromis me faktin që vëllai im nuk duhet të vuante dënimin e dhënë, edhe pse ajo cka ai ka bërë është e shpërpjestuar me dënimin e madh”, shtoi ministri Xhafaj Unë nuk e nxita që ta kryente këtë akt, por ai nuk ma dha mundësinë që të provonte Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm nëse do të kërkohej ndonjëherë ekstradimi i tij”,- thotë ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm e quajti sajesë idote audio-përgjimin e publikuar nga opozita, duke i kërkoi Prokurorisë që të hetojë sa më parë.

“Sajesë e plotë! Një mashtrimn nga fillimi deri në fund! Manipulim dhe i bërë keq. Nëse nuk e ka bërë opozita, ajo ka rënë viktimë e tij edhe pse në këtë rast tregoi se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite. Interesa intime të saj janë bërë bashkë me interesat kriminale të grupeve të caktuara brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësië. Janë gati të bashkëpunojë edhe me djallin vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë sa më parë. Garantoj se edhe nëse unë do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, kolegët dhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të prishet më. Shpejt edhe SPAK edhe BKH do të jetë në funksion e krimi do të humbasë terren. Askush nuk më shantazhon, askush nuk më pengon në arritjen e qëllimeve të mia”.

Ministri shpjegoi edhe akuzat se ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale konkretisht nenin 491.

“Është akuza më qesharake dhe nuk u besoj veshëve kur e dëgjoj. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë nen, por e mbroj si një nen që është në përputhje me Konventën, Kushtetutën dhe të dobishëm për qytetarët shqiptarë. Është standard ndërkombëtar! Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit”.

I pyetur nga ABC News nëse është subjekt i ligjit antimafia Xhafaj dha këtë përgjigje.

“Në kuptim teorik të ligjit po, në kuptim praktik jo. Përsa kohë që nuk ka ende një çështje të tillë dhe nuk ka një akuzë të tillë”. /abcnews.al

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono