“Fast & Furious 9 mund të rikthejë Paul Walker për filmin e ri

16:26 | 20/11/201916:260

“Fast & Furious 9 pritet  të dalë në kinema në vitin 2020 dhe përflitet se pjesë e filmit do të jetë dhe aktori i ndjerë “Paul Walker”.

Edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende nga Universal, gazetari Daniel Richtman ka dhënë lajmin në Twitter.

“Ka kaluar shumë kohë. Ata po sjellin përsëri personazhin e Paul Walker, Brian në FF9”.

Walker ka qenë pjesë e “Fast & Furious” që nga fillimi, duke luajtur së bashku me Vin Diesel, si polic i infiltruar që quhej Brian O’Connor në vitin 2001.

Ata u ribashkuan më pas në filmin e vitit 2009 “Fast & Furious” dhe më pas në “Fast Five” të vitit 2011, “Fast & Furious 6” të vitit 2013 dhe “Furious 7” të vitit 2011.

Herën e fundit që e pamë Paul Walker ishte në vitin 2015 dhe ndonëse xhirimet ishin bërë para vdekjes së aktorit, në disa pjesë prej tyre u desh të ndihmonte vëllai i të ndjerit.

Rikujtojmë se Paul Walker vdiq në një aksident në vitin 2013 i cili ndodhej në makinë së bashku me shokun e tij.

Vin Diesel ,kolegu ,shoku dhe vëllai i tij siç e konsideronte ai , e ka kujtuar në çdo moment të jetës së tij duke e konsideruar një njeri të shtrenjtë që sdo ta harronte kurrë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono