Faleminderit Gaqo Çako, lamtumira e fundit për këngëtarin lirik

16:28 | 02/08/201816:280

Gaqo Çako na la lamtumirën. Nderimet e fundit për njeriun që la gjurmën e tij si një artist kalibri  në muzikën klasike dhe të lehtë u bënë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Zëri i tij në ariet dhe këngët që përbëjnë të artin fond të muzikë së lehtë dhe repertorin e Teatrit të Operas dhe Baletit dëgjoheshin teksa familjarët, bashkëpunëtorët e një rrugëtimi të gjatë në skenën shqiptare, miqtë, njerëzit e zakonshëm dhe të politikës kryenin homazhe e më pas linin me shkrim një falënderim apo kujtim të kaluar me Gaqo Çakon.

Jeta e Gaqo Çakos u ndërpre në moshën 83-vjeçare. Ai e jetoi atë si tenori kryesor i Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1961, për tre dekada në vazhdim në kryevepra si “La Traviata”, “Norma” “Rigoletto” dhe ato shqiptare “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Skënderbeu” apo “Zgjimi”.

Zëri i bukur dhe me një teknikë të jashtëzakonshme u dëgjua jo vetëm në skenë e operas, por edhe në atë të festivaleve në Radio dhe Televizionin Shqiptar. E kujtojmë zërin e Gaqo Çakos te ato që sot kritika i vlerëson si emblematike, “Këputa një gjethe dafine” apo “Udhët e Atdheut”!

Vokali dhe profesionalizmi i tij mbërriti edhe në skenat italiane, aty ku studioi në konservatorin e “Santa Cecillias” si edhe në të famshmin “Cajkovsky” në Rusi.

Në skenat ku është kënduar historia e muzikës shqiptare Gaqo Çakos ishte aty. Këngët e shekullit në Televizionin Klan ishte programi muzikor që e ringjiti në skenë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono