Facebook nuk do të dërgojë punonjës për të ndihmuar kandidatët politikë

16:20 | 21/09/2018

Facebook nuk do të dërgojë punonjës për të ndihmuar kandidatët politikë në fushatat e tyre elektorale. Pavarësisht kësaj, kompania prestigjoze do të ndihmojë ekipet e fushatave përmes uebsajtit zyrtar.

Facebook nuk do të dërgojë punonjës për të punuar në zyrat e fushtave elektorale gjatë zgjedhjeve. Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania prestigjoze. Në të kaluarën, rrjeti social ka ofruar staf të dedikuar për fushatat politike, për t’I ndihmuar kandidatët në zhvillimin e fushatës së reklamimit online.

Drejtori digjital i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-s ka thënë se asistenca e Facebook ka ndihmuar shumë në fitoren. Ndërsa gjigandi i teknologjisë ka njoftuar se candidates demokrate Hillary Clinton i është ofruar e njëjta mbështetje, por kjo e fundit në atë kohë kishte refuzuar. Rrjeti social është platforma më e madhe e reklamimit në internet, pas Google.

Gjithashtu edhe Tëitter dhe Google ofrojnë këshillimin e specializuar të tyre për fushatat politike. Megjithatë këto dy kompani nuk kanë njoftuar se do t’i japin fund kësaj praktike. Kurse Facebook tha se do të ofrojë këshillim falas për të gjitha partitë politike përmes uebsajtit zyrtar. Megjithatë, fushatat do të mund të marrin mbështetje online dhe kompania nuk përjashtoi organizimin e mbledhjeve me politikanë. Sipas një dokumenti të siguruar nga media amerikane Bloomberg, fushata e Trump shpenzoi 44 milionë dollarë në reklamimin në Facebook. Ndërsa Clinton shpenzoi 28 milionë dollarë. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT