Facebook ndalon grupet britanike të së djathtës ekstreme

09:48 | 19/04/2019

Rrjeti social Facebook u ka vënë ndalesë disa individëve dhe organizatave të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe, duke thënë se po ato kanë “shpërndarë urrejtje”. Kjo ndalesë vlen për Partinë Kombëtare Britanike, Nick Grissin, Ligën Angleze të Mbrojtjes dhe Frontin Kombëtar.

Në këtë listë është përfshirë edhe partia politike, Britania e Para, e cila ka qenë praparakisht e bllokuar, mirëpo me masën e re, asaj do t’i ndalohet marrja e ndonjë ndihme nga kompanitë amerikane.

Në një deklaratë të këtij rrjeti social, është thënë se masa është marrë pasi personat e përfshirë kanë prezantuar “mision të dhunshëm dhe me bazë të urrejtjes”.

“Individët dhe organizatat që shpërndajnë urrjejte, sulme apo bëjnë thirrje për ndasi në bazë të asaj që janë, nuk kanë vend në Facebook”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Ky hap vjen pak pasi Facebook ka njoftuar se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizimit të bardhë dhe separatizmit” në këtë aplikacion, si dhe në rrjetin tjetër social, Instagram. /REL


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono