Facebook mbyll qindra llogari

11:00 | 22/08/201911:000

Kompania Facebook tha se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim “manipulimin e debatit publik”.

Kompania mbylli 89 llogari në Facebook, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.

Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se Facebook kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj muslimanëve Rohingya po vazhdon.

“Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit”, tha Facebook.

Në vitin 2017, ushtria ndërmori një sulm, si përgjigje të sulmeve nga kryengritësve Rohingya, duke bërë që më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendosen në Bangladeshin fqinjë. /REL

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono