Facebook mbyll disa adresa në Itali, mes tyre mbështetës të Salvinit

12:41 | 13/05/2019

Rrjeti social Facebook ka mbyllur me dhjetëra faqe në Itali të cilat publikonin lajme të rreme, dhe që numëronin më shumë se 2.4 milion ndjekës. Gati gjysma e tyre mbështesnin Legën e Salvinit dhe Lëvizjen me pesë yje.

Llogari të dyfishta, identitete të rreme, faqe të krijuar nën një emër dhe që më pas riciklonin ndjekës. Dhe më pas “Fake News”, përmbajtje anti semite, kundër vaksinimit dhe emigrantëve. Rrjeti social Facebook ka mbyllur 23 faqe në Itali me më shumë se 2.46 milion ndjekës.

Faqe që mbushnin rrjetin social me urrejtje dhe mashtrime. Më shumë se gjysma e tyre ishin në mbështetje të Legës dhe Lëvizjes me pesë yje. Mes tyre ishte dhe faqja “Duam lëvizjen me pesë yje në qeveri”. E njëjta faqe që publikonte një citim të shkrimtarit Roberto Saviano, të cilin ai nuk e kishte thënë asnjëherë:

“Preferoj të shpëtoj refugjatët dhe vëllezërit klandestinë se sa të ndihmoj italianët qaramanë e të llastuar, viktima të tërmeteve”.

Faqet “Beppe Grilo President”, “Lega Salvini Sulmona” e “Lega Salvini kryeministër Santa Teresa di Riva” të cilat kishin shpërndarë një video, në realitet skena e një filmi. Për të fajësuar emigrantët të cilët shkatërronin një automjet të policisë.

Vendimet pas sinjalizimeve të organizatave jo fitimprurëse “Avaaz” që merret me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e ambientit, nuk janë të parat ndaj rrjetit social./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono