Facebook lançon seksionin “News”, faza e provës fillon në SHBA

16:23 | 25/10/201916:230

Facebook lançon në Shtetet e Bashkuara një seksion të ri të rrjetit të tij social kushtuar lajmeve. Quhet “news” dhe tani për tani, kompania shpjegon në një postim, se është duke u testuar në një grup përdoruesish, të cilëve do të sigurojë lajme kombëtare dhe lokale në disa zona metropolitane si Nju Jorku dhe Los Angeles. Një ekip gazetarësh do të zgjedhin lajmet e ditës që duhen nxjerrë në pah. Facebook ka muaj që po punon për këtë projekt. Risia vjen pikërisht në një fazë në të cilën shoqëria po lufton me përhapjen e lajmeve të rreme.

Facebook News është i ndarë në “seksione tematike për të eksploruar biznesin, argëtimin, shëndetësinë, sportin, shkencën dhe teknologjinë”. Ai gjithashtu mirëpret historitë e ditës së përzgjedhur nga një grup gazetarësh, ofron një personalizim bazuar në atë që përdoruesi lexon dhe ndan, dhe ju lejon të fshihni artikuj, tema ose editorë të padëshiruar.

Ekziston gjithashtu një seksion për ata që lidhin abonimet në gazeta me llogarinë e tyre në Facebook. “Gazetaria luan një rol themelor në demokracinë tonë. Kur lajmet raportohen në mënyre të thellë me burime të mira, ato u sigurojnë njerëzve informacione ku mund të mbështeten. Përndryshe, ne humbasim një mjet thelbësor për të marrë vendime të mira,” shkruan Facebook në Post.

Seksioni “news” u jep përdoruesve “më shumë kontroll mbi lajmet që ata shohin, dhe mundësinë e eksplorimit të një game më të gjerë temash me interes për ta, direkt nga aplikacioni Facebook”, thuhet. Krahas kësaj, do të theksohen “historitë më të rëndësishme kombëtare të ditës”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono