Facebook, Gjermania kufizon mbledhjen e të dhënave personale

22:20 | 07/02/2019

Gjermania nuk do të lejojë më FEJSBUK që të detyrojë përdoruesit e internetit të bëjnë publike të dhënat personale vetëm e vetëm për të krijuar një profil në rrjetin social.

Shteti gjerman ka urdhërua stafin e Facebook që të reduktojë mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, pas konstatimeve se rrjeti social më i madh në botë përmes dominimit në tregun elektronik kishte abuzuar me mbledhjen e të dhënave personale.

Gjermania, ku shqetësimi për privatësinë është i thellë, ndodhet në krye të një fronti global që synon të zmbrapsë epërsinë e Facebook, i mbuluar nga hijet e skandalit të njohur si “Kembrixh Analitika”, në të cilin të dhënat e dhjetëra milionë abonentëve u përdorën pa konsensusin e tyre. Enti mbikëqyrës i vendit europian kundërshton në veçanti mënyrën se si Facebook mbledh të dhënat mbi njerëzit edhe përmes aplikacioneve të tjera, përfshirë këtu WhatsApp dhe Instagram, si dhe gjurmimin online të njerëzve që nuk janë as përdorues të rrjetit social.

“Në të ardhmen Facebook nuk do të lejohet më të detyrojë përdoruesit të pranojnë praktikat e tij të mbledhjes së pakufizuar të të dhënave, vetëm e vetëm për të krijuar një profil në rrjetin social”, thuhet në një deklaratë të entit rregullator.

Nga ana e tij, bordi menaxhues i Facebook ka bërë me dije se do ta apelojë vendimin e autoriteteve gjermane, që është dhe momenti kulmor i një hetimi 3-vjeçar. Për kompaninë e themeluar nga Mark Zukerberg, enti rregullator gjerman ka nënvlerësuar konkurrencën në treg dhe ka vepruar në kundërshtim me rregullat europiane të privatësisë që hynë në fuqi vitin e kaluar./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono