Evropa paralajmëron Iranin për sanksione të reja

14:32 | 12/11/201914:320

Nëse do të duhet, Bashkimi Europian do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit, nëse ky i fundit vijon të shkelë marrëveshjen për programin bërthamor. Brukseli paralajmëron në këtë mënyrë Teheranin duke i bërë apel që të respektojë detyrimet e marra.

Europa është gati për gjithçka, dhe për të vendosur sanksione të reja, nëse Irani do të vijojë të shkelë marrëveshjen për programin bërthamor. Paralajmërimi i ri nga Brukseli vjen pak ditë pas deklaratës së regjimit për rifillimin e procesit të pasurimit të uraniumit në impiantin bërthamor të Fordo, 200 kilometra larg Teheranit.

Me injektimin e gazit të uraniumit në centriguga, ai i Ford është rikthyer në një bazë bërthamore aktive dhe nuk është më një impiant kërkimi i autorizuar në bazë të marrëveshjes së 2015-ës.

Kreu në largim i diplomacisë europiane Federika Mogerini u shpreh se është vënë sërish theksi për impenjimin e Brukselit në respektimin e një marrëveshjeje e cila mbetet thelbësore për sigurinë e të gjithëve. Ajo shtoi se dhe pse duket e vështirë, do të vazhdojë puna deri sa të arrihet një aktivizim i plotë i marrëveshjes.

Ministri i jashtëm Gjerman Heiko Mas u shpreh se BE dëshiron të ndjekë marrëveshjen por Irani duhet të respektojë gjithashtu detyrimet e tij. Në rast të kundërt do të vlerësohen të gjitha mekanizmat e parashikuara nga marrëveshja.

I firmosur në Vjenë në 14 korrik 2015, marrëveshja për programin bërthamor të Teheranit, është në pikëpyetje pas daljes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sanksioneve të reja ekonomike që u vendosën nga Irani.

Përpjekjet europiane për të shmangur sanksionet amerikane, nuk janë konsideruar të mjaftueshme nga regjimi. /abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono