Eva Murati e pranon hapur: Disa vajza të ekranit janë budallaqe

10:45 | 09/06/2019

Eva Murati është një ndër vajzat më të komentuara në botën e showbizit shqiptar, padyshim pamja e saj e simpatike dhe mënyra e saj e komunikimit me median shpesh herë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes.

E ftuar në “ Thumb” ajo u pyet nga Fatma dhe Aulona e mbi paragjykimin që vajzat e televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, Eva është shprehur se paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike.

“Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike, jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar. Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar.  Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur”, tha Murati./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono