EUROSTAT: Shqiptarët po largohen drejt BE-së dhe si të punësuar

14:39 | 17/07/201914:390

Azilantë, studentë dhe të punësuar. Shqiptarët gjejnë mënyrë të ndryshme për tu larguar. Vitin e shkuar sipas Eurostat lejet e qëndrimit për arsye punësimi në vendet e Bashkimit Evropian u rritën me rreth 65%.

Një punë në vendet e Bashkimit Europian?  Në vitin 2018 e kanë gjetur më shumë se 9 mijë shqiptar.

Vitin që lam pas referuar të dhënave të Eurostat vendet e unionit kanë dhënë 9 mijë e 288 leje qëndrimi për arsye punësimi,  por numri mund të jetë dhe më i lartë pasi jo të gjithë shtetet anëtare i kanë raportuar të dhënat.

Lejet e qëndrimit për arsye punësimi përbejnë 15% të numrit të përgjithshme të lejeve të lëshuara për qytetarët shqiptar. Një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017 kur po sipas Eurostat u dhanë 5622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye.

Numri më i madh është lëshuar nga Gjermania. Në vitin 2018 ky shtet pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shqiptarë, dy herë më shumë se vitin paraardhës. Më pas renditen Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët.  Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Ndërkohë Franca ka lëshuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, Hungaria 178 ndërsa Çekia dhe 83./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono