Eurostat jep alarmin: Shqipëria e fundit në Europë për financimin e Shëndetësisë

20:15 | 09/09/201920:150

Shqipëria zë vendin e fundit në Evropë për financimin në sektorin e shëndetësisë. Të dhënat janë publikuar në raportin më të fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Përballja me shifrat e rendit Shqpërinë të fundit në Kontinentin Evropian për financimin e shëndetësisë.

Raporti i Eurosta tregon se në bazë të GDP se Buxhetit për financimin e shëndetësisë vendi ynë renditet 3,5 herë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Evropian, dy herë ndaj asaj të Rajonit, dhe tre herë më poshtë krahasuar me Bosnjeën.

Ndërsa në vlera absolute të financimit prej Buxhetit për frymë popullsie, kjo diferencë ndaj mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian rritet në afro 10 herë.

Kritikët e qeverisë kanë përsëritur se Financimet nga Buxheti jane fryre artificialisht duke i llogaritur ato 2,8%, të GDP, ndërsa në të vërtetë janë vetëm 2%, pa përmendur këtu çështjen e Qendrës së Traumës.

Kjo sepse 0,8 % të GDP të llogaritur vijnë nga të ardhurat e Kontributeve Direkte, pra nga sektori sigurativ, që mund të jetë publik autonom, privat ose të dyja bashkë e ku kontribuohet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, pra këto nuk duhet të llogariten si pjesë e financimit të Buxhetit të Shtetit, por vetëm si pjesë e shpenzimeve.

Problem tjetër janë shpenzimet (jo financimet) për Shëndetësinë, që janë “kokëposhte” (anti sociale), sepse pagesat direkte nga publiku (direkt nga xhepi), zënë mbi 50% të shpenzimeve me tendencë rritje galopante, parametër ky shumë larg nivelit minimal social europian. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono