Europiani i volejbollit për femra, Italia mposhti Rusinë

23:50 | 04/09/201923:500

Kombëtarja e Serbisë në volejboll për femra fitoi lehtësisht ndaj Bullgarisë. Italia i dha një leksion të mirë Rusisë ndërkohë që Turqia nuk zhgënjeu ndaj Holandës.

Janë zhvilluar edhe ndeshjet gjysmëfinale në kampionatin europian të volejbollit për femra. Serbia bëri detyrën ndaj Bullgarisë. Skuadra e trajnerit Zoran Terziç dominoi në të treja setet duke mos e vendosur për asnjë diskutim triumfin.

Të tre setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës. Serbia i imponoi Bullgarisë fitoret 25-19, 25-18 dhe 28-26. Serbia realizoi në total 78 pikë kundrejt 63 të Bullgarisë. Serbia mbetet favorit për të fituar kampionatin europian të volejbollit.

Në sfidën tjetër, Italia fitoi 3-1 me sete ndaj Rusisë. Italianët ia dolën të kthenin gjithçka në favorin e tyre edhe pse në setin e parë humbën me rezultatin 27-25. Kjo ishte epërsia e vetme e Rusisë pasi italianët fituan tre sete radhazi edhe pse diferencat nuk ishin të mëdha. Një sukses historik për skuadrën e trajnerit Davide Maxanti që ka impresionuar në këtë kampionat europian të volejbollit.

Nuk zhgënjen as Turqia që i dha një leksion të mirë holandez duke fituar pastër 3-0. Në setin e parë Turqia fitoi me rezultatin 25-20, në setin e dytë 25-22 ndërsa seti i tretë u mbyll në pesë pike avantazh të Turqisë kundrejt Holandës. Vendasit realizuan në total 75 pikë kundrejt 62 të miqve.  /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono