Eurokodet, Pojani: Duhet të ngremë institucionet e kontrollit

08:32 | 09/12/201908:320

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin Pedagogu Niko Pojani ka folur për tërmetin që tronditi vendin. Ai shprehet se pavarësisht se tërmeti ishte i fuqishëm duhet të jemi të përgatitur për ti përballuar fatkeqësitë natyrore.

Sipas tij shkaqet e dëmtimeve që ndërtimet kanë pësuar janë të ndryshme. Ndërtesat e dëmtuara lidhen së pari me materialet e ndërtimit, me mënyrën se si është realizuar procesi i ndërtimit të banesave, shprehet ai.

“Amortizimi që pëson çdo objekt me kalimin e kohës është një faktor që ndikon në përkeqësimin e banesave dhe për këtë arsye duhet të rishikohen”, tha ai.

Më tej ai u ndal të përforcimi i godinave duke theksuar se janë bërë abuzime duke shkelur kontrollet e lejeve të ndërtimit.

“Ka teknika që arrijnë ti japin fortësinë e duhur banesave duke i riparuar ato. Duhet të ngremë në një shkallë efektive institucionet e kontrollit. Një projekt duhet të studiohet, të kalojë në institucionin e kontrollit për të mos sjellë dëme të rënda.”, tha Pojani.

Ndërkohë Pojani thekson se është shumë e rëndësishme që ndërtuesit të aplikojnë paketën e eurokodeve, duhet të jenë të detyrueshme në vendin tonë.

“Eurokodet janë një paketë rregullash ndërtimi që në vitet ’90 pati publikimet e para ndërsa në 2010 u finalizua në të gjitha vendet e Bashkimit Europian”, shprehet Pojani.

Ndër të tjera ai thekson se në vendet europiane eurokodet për veprat publike janë të detyruara por edhe për ato private janë në tendecë detyrimi.

Ndër të tjera ai thekson se trendi rënës i magnitudës tregon që e keqja e madhe e tërmetit ka kaluar .

/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono