Euro ulet sërish “pikiatë” në tregun valutor

13:56 | 23/12/201813:560

Nuk ka të ndalur rënia e euros pavarësisht festave të fundvitit, që shoqërohen me ardhje të emigrantëve. Monedha europiane e mbylli fundjavën në kuotën 122.95 lekë, duke shënuar rënien e radhës, përkundër dollarit që pati një përforcim të lehtë.

Kjo rënie e monedhës europiane ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor e këtij viti, madje në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur plot 11 lekë. Kjo konsiderohet si rënia më e fortë vjetore e euros që prej vitit 2004. Ndryshe nga EURO që feston 20 vjetorin, si monedhë unike e BE, e mbetet relativisht e fortë në bursa, dollari amerikan duket se ka pësur një rritje të vogël. Monedha e gjelbër gjatë fundjavës u këmbye me 107.56 lekë. Në muajin dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve po shoqërohet në kahun e kundërt, me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët. Periudha e festave të fundvitit sjell dhe më tepër në qarkullim euro, me dërgesat apo ardhjen e emigrantëve, çka i dëmton dhe më shumë xhepat e tyre për shkak të pikiatës së monedhës europiane. Sipas ekspertëve ende nuk dihet se kur monedha europiane do të gjeje stabilitet në tregun financiar, por ajo çfarë shihet është se rruga në pikiatë do të vazhdojë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono