Euro nuk ndal rënien/ Sejko: Ka faktore të tregut, por edhe spekulime

19:27 | 02/05/2018

Monedha euro këmbehet në treg me 127.8 lekë, duke thelluar rekordin e rënies së saj në dekadën e fundit. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, faktorët kryesorë lidhen me flukset hyrëse të investimeve e mallrave në ekonominë shqiptare, por nuk përjashtohen as spekulimet në treg. Gjatë një konference për shtyp, ai kërkoi kujdes nga bizneset dhe qyetarët, që të mos pozicionohen me monedhat.

Monedha e përbashkët europiane vijon rënien në tregun e këmbimit valutor vendas. Të mërkurën një euro këmbehet me 127.8 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me 0.8 lekë brenda 24 orëve të fundit. Përkurdarzi, në tregun e jashtëm, euro ka patur një tendencë të lehtë rritëse, përballë monedhave të tjera. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha gjatë konferencës për shtyp se dobësimi i euros ka ardhur për dy lloj faktorësh, ata që quhen fondamentalë: shkëmbimet tregtare, remitancat dhe investimet e huaja.

Por për herë të parë, kreu i Bankës qëndrore ka pranuar si faktor edhe elementët spekulativë në treg. Duke iu referuar ndryshimeve të fundit të kursit, Gent Sejko tha se përndryshe nga pozitiviteti që japin faktorët fondamentalë të cilët përvcaktojnë një ekuilibër të ri në tregun valuator, elementët spekulativë dëmtojnë biznesin.

Banka e Shqipërisë përjashtoi elementët psikologjikë të deurizimit si ndikues në kursin e këmbimit, ndërsa u shpreh e gatshme që të ketë bisdemi me eksportuesit për t’i shpjeguar këtë nisëm e për t’i ndihmuar që të mos preken fitimet e tyre. /abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono