EURO 2020 | Dita e shortit, rrezikohen përballje titanësh që në grupe

09:37 | 30/11/201909:370

Shorti i Euro 2020 hidhet ditën e sotme. Në “ROMEXPO”, prej orës 18:00 do të nisë ceremonia e hedhjes së shortit, nga ku do të mësohen përballjet në kampionatin europian, që këtë herë është i veçantë për faktin se do të zhvillohet në disa shtete.

Aktualisht dihen 20 prej kombëtareve pjesëmarrëse në Europian, ndërkohë që katër ekipet e tjera do të mësohen pas ndeshjeve të Nations League. Finalet e këtij kompeticioni zhvillohen më 31 mars. Sa i takon vazove, ato janë përcaktuar më parë dhe rrezikohen përballje mjaft interesante.

VAZO 1 ka gjashtë ekipe si Belgjika, Italia (pritëse), Anglia (pritëse), Gjermania (pritëse), Spanja (Pritëse) dhe Ukraina. Për shkak të problemeve me këta të fundit, Rusia (pritëse) zhvendoset në vazon e dytë. Në këtë vazo ka ekipe mjaft të forta, si Franca kampionë bote dhe Kroacia finaliste. Kjo vazo plotësohet edhe me kombëtare si Polonia, Zvicra dhe Holanda (pritëse).

Në vazon e tretë spikat Portugalia, ndërkohë që janë edhe këto kombëtare: Turqia, Danimarka (Pritëse), Austria, Suedia dhe Çekia. Në vazon e katërt dihen vetëm dy ekipe: Uellsi dhe Finlanda. Katër ekipet e tjera do të vijnë nga Nations League.

Nga Liga A vjen një mes Islandës, Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Nga liga B një mes Bosnje-Hercegovinës, Sllovakisë, Irlandës ose Irlandës së Veriut, kurse në nga liga C ka kombëtare si Skocia, Norvegjia, Izraeli dhe Serbia. Një shans e ka edhe Kosova, që do të tentojë të kalojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe më pas të kërkojë të mundë fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono