Etrit Berisha fiton duelin me Elseid Hysajn

15:02 | 03/01/2018

Pas eleminimit nga Championsi, për Napolin erdhi edhe një disfatë tjetër. Këtë ia shkaktoi Atalanta në Kupën e Italisë, ndërsa Etrit Berisha fitoi duelin me Elseid Hysajn.

Ishin përballë dy skuadra, por edhe dy shqiptarë.
Elseid Hysaj sfidoi Etrit Berishën në Kupën e Italisë dhe doli i humbur, edhe pse luajti në fushën e tij.
Atalanta arriti një sukses të madh, me shifrat 2-1, në stadiumin “San Paolo” të Napolit, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, e duke vazhduar sezonin e jashtëzakonshëm.
E kundërta për napolitanët, që edhe pse ishin në shtëpi, nuk patën forcën për të mbetur brenda njërit prej objektivave të sezonit.
Eleminim nga Championsi, dhe tani edhe nga Kupa kombëtare, që për trajnerin Sarri spjegohen kështu.

“Nëse llogarisim rastet e krijuara, ndeshja ishte për barazim. Mendoj se luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë nuk më pëlqeu. Skuadra dukej më e shpërqëndruar, me kokën përmbi re, pra pas pushimit luajtëm keq. Përsa I përket sezonit, nuk dua të vë nota. Notat nuk I pëlqeja as kur isha në shkollë. Në kampionat po luajmë shkëlqyeshëm, ndërsa në Champions apo në Kupën e Italisë, jo aq mirë. Nuk e di mirë arsyen, por kjo skuadër sikur nuk është e prerë për kupat, për eleminimin direkt”.

Atalanta vuajti në pjesën e parë, por goditi në të dytën me golat e shënuar nga Timoti Kastanje dhe Alehandro Gomez.
Për Napolin nuk mjaftoi Dris Mertens, ndërsa formacioni nga Bergamo konfirmoi veten si një nga zbulimet e edicionit jo vetëm në Itali, por edhe në kontinent.
Kualifikim për në turin tjetër në Ligën e Europës, gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe pozicion aspak I keq në Serinë A.

“Nuk e ndryshuam stilin tonë, luajtëm siç luajmë çdo të dielë në kampionat apo siç jemi në Ligën e Europës, edhe pse patëm disa ndryshime në formacion. Gjysmëfinalja e Kupës ishte një objektiv fantastik dhe ia arritëm, madje këtu në Napoli, pra sezoni është edhe më I suksesshëm, por edhe më i ngarkuar”.

Atalanta do të kërkojë ta fitojë Kupën e Italisë, siç ka bërë në 1963, edhe pse përballja në gjysmëfinale do të jetë tepër e vështirë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono