zyrtarizim

grizman.png
G. P.22:32 | 11/07/2019

Sulmuesi francez Antoine Griezmann mund të firmosë për Barcelonën javën e ardhshme. Mediat në Spanje e bëjnë fakt të kryer kalimin e 27-vjeçarit tek katalanasit.

Zyrtarizimi i Antoine Griezmann si lojtar i Barcelonës është vetëm çështje kohe. Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, katalanasit do të paguajnë klauzolën e futbollistit prej 120 milionë euro.

E përditshmja tjetër katalanase “Sport” zbulon se në kontratën e re Griezmann do të ketë një klauzolë largimi prej 300 milionë euro ndërkohë që futbollisti pritet të prezantohet ditën e hënë si përforcimi më i ri i kampionëve të Spanjës.

Nuk bëhet e ditur kontrata që do të nënshkruajë kampioni i botës me Francën, por tashmë është e qartë se 27-vjeçari ka pranuar një ulje të pagës për te firmosur me Barcelonën. Afrimi i mëngjarashit tek katalanasit mund të ketë një efekt zinxhir për objektivin tjetër të Barcelonës, Neymar.

Braziliani nuk ka pranuar të paraqitet në grumbullim me skuadrën e Paris Saint Germain duke dhënë sinjale të forta se dëshira e tij është rikthimi në Katalunjë. Gjithsesi Barcelona nuk mund të paguajë klauzolën e Neymar që kushton plot 270 milionë euro nëse nuk i siguron këto të ardhura nga shitja e futbollistëve të tjerë në skuadër. Nënshkrimi i Griezmann me kampionët e La Liga-s ka komplikuar jo pak rikthimin e Neymar në Camp Nou./ABC News Albania 24/7

jovic.jpg
G. P.23:22 | 12/06/2019

Luca Joviç është përforcimi më i ri i skuadrës së Real Madrid. Sulmuesi serb u transferua te gjigandi spanjoll për shifrën e 60 milionë eurove.

Luka Joviç është përforcimi më i ri i skuadrës së Real Madrid. 21-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore e më pas u prezantua para tifozëve në “Santiago Bernabeu”.  Në impiantin e gjigandit spanjoll u mblodhën me mijëra tifozë për t’i dhënë përshëndetjet e para yllit të skuadrës. Joviç u transferua te Real Madrid për shifrën e 60 mln eurove.

Operacioni i nënshkrimit të Joviç me klubin mbretëror rezultoi i suksesshëm falë edhe ndërhyrjes së agjentit të lojtarit i cili është me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. Në fjalët e para si madrilen, Joviç nuk bën premtime të kota, por shprehet se do të japë më të mirën e tij.

“Jam shumë i lumtur që firmosa për Real Madrid. Do të përfaqësoj skuadrën më të madhe në botë. Kam fjetur me fanellën e Real Madrid dhe ëndërroja gjithmonë të luaja për këtë skuadër. Nuk dua të jap një shifër konkrete për numrin e golave që mund të shënoj, por do të jap më të mirën time dhe do të tregoj të gjithë potencialin tim. Nuk e shoh Benzemanë si nje rival, por si shok skuadre. Ronaldo është idhulli im. Ëndrra ime tashmë është të fitoj Champions League”, përfundon fjalën e tij talenti 21-vjeçar i Real Madrid, Luka Joviç./ABC News Albania 24/7

zyrtarizimi.jpg
G. P.22:31 | 19/06/2018

Trajneri i  ri i Flamurtarit do të jetë Ilir Daja. Në një takim të zhvilluar në Vlorë mes klubit dhe ish-trajnerit të Skënderbeut, palët duket se kanë rënë dakord për të firmosur kontratën dy-vjeçare.

Nuk ka ende një prezantim zyrtar të trajnerit, por gjithçka është mbyllur.  Ilir Daja drejt zyrtarizimit tek Flamurtari.

Klubi dhe trajneri tiranas janë në detajet e fundit.

Ish-trajneri i Skënderbeut zhvilloi një takim me drejtuesit e Flamurtarit dhe administratorin Sinan Idrizi, ndërsa pritet që kontrata të jetë dy-vjeçare.

“Jemi duke diskutuar në parim për një bashkëpunim të mundur ndërmjet Flamurtarit. Besoj se në një të ardhme të afërt do të merret një përgjigje”.

Pas takimit në Vlorë dhe dakordësinë e palëve është vendosur tashmë edhe fati i ekipit vlonjat. Trajneri i tyre i ri do të jetë Ilir Daja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono