zyrtari

ddddd_1548515297-8315167.jpg
ent ela16:37 | 26/01/2019

Zyrtarë të Policisë së Kosovës konfirmuan për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Arian Daci mbante postin e zv/ministrit të Diasporës në qeverinë e Kosovës.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt konfirmoi se orteku ka zënë dy persona. Personi tjetër që shoqëronte viktimën ka shpëtuar./abcnews.al

MBULIM-MOGHERINA-CAJI.mpg_snapshot_00.07-1280x718.jpg
ad min19:28 | 27/09/2018

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar një filxhan me çaj të cilin ia ka ofruar një zyrtar rus. Ajo u takua me përfaqësuesit e Kremlnit në New York në kuadër të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit, kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ku është diskutuar për marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.
Njëri prej zyrtarëve rus, i ka zgjatur filxhanin me çaj Mogerinit sapo u ulën në tryezë por ajo e refuzoi duke e shtyrë disa herë atë./abcnews.al

KOREANI-SHBA-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 29/05/2018

Vizita e një zyrtari të lartë koreano-verior në Shtetet e Bashkuara është sinjali më i fundit se dy vendet po përpiqen të shpëtojnë nga dështimi takimin mes Trump dhe Kim Jong Un. Në Nju Jork, nënkryetari i regjimit do të takohet me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Një zyrtar i lartë koreano-verior u nis të martën për në Nju Jork, për një takim me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Bëhet fjalë për sinjalin më të fundit të përpjekjeve për shpëtimin e takimit mes presidentit Donald Trump dhe liderit Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm. Vetë Trump njoftoi përmes rrjetit social Twitter ngritjen e një grupi të posaçëm për bisedime me qeverinë e Penianit. Sipas kreut të shtetit, mes dy vendeve po zhvillohen takime që kanë të bëjnë me samitin por edhe çështje të tjera. Dhe ardhja në Nju Jork e Kim Jong Çol, nënkryetar i regjimit në Korenë e Veriut, tregon sipas Trump se sinjalet janë pozitive. “Është një përgjigje solide që i është dhënë letrës sime. Ju faleminderit”, ka thënë Trump duke iu referuar letrës personale të publikuar javën e kaluar, kur njoftoi anulimin e takimit. Ndërkohë, takimi i Kim Jong Çol, nënkryetar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe më parë shef i shërbimeve sekrete ushtarake, me zotin Pompeo do të zhvillohet më vonë gjatë javës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po vijojnë me intensitet përgatitjet për takimin e Singaporit. Ndërsa agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” njofton se nisja e të dërguarit të Penianit në Nju Jork ishte parashikuar të mërkurën, pas një takimi me zyrtarët kinezë në Pekin. Motivet e këtij ndryshimi janë të paqarta. /abcnews.al

zyrtari-korese-1280x664.jpg
ad min17:10 | 18/03/2018

Vijon përgatitja e terrenit për takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Për këtë një zyrtar i koresë komuniste do të takohet në Finlandë me përfaqësues të Uashingtonit.

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut u nis për në Finlandë të dielën për bisedime me ish-zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve Yonhap, që thekson se kjo bëhet në sajë të përgatitjes së terrenit për takimin e mundshëm mes presidentit Donald Trump dhe liderit Kim Jong-un. Koreja e Veriut po ndjek programet e saj bërthamore dhe raketore në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka mbajtur në mënyrë sekrete, planet për të zhvilluar një raketë të aftë për të goditur kontinentin e Amerikës Veriore.

Pheniani mbron programet e saj, si një pengesë e domosdoshme kundër planeve të perceptuara nga Shtetet e Bashkuara, që mbajnë 28.500 trupa në Korenë e Jugut, një trashëgimi e luftës koreane, për një pushtim të mundshëm. Por Uashingtoni mohon plane të tilla. Tensionet janë lehtësuar në javët e fundit, që përputhet me pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore të mbajtur në Jug muajin e kaluar.

Ndërsa kaloi në një aeroport të Pekinit në rrugën drejt Finlandës, zyrtari i Koresë komuniste nuk pranoi të komentojë vizitën e tij. Ministrat e jashtëm të Koresë së Veriut dhe Suedisë përfunduan të shtunën tre ditë bisedime mbi sigurinë në gadishullin Korean në përgatitjen e takimit midis Presidentit Trump dhe Kim Jong Un. Megjithatë ende nuk është caktuar një vend i përshtashëm për këtë zhvillim. Në një telefonatë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehen optimizmin e tyre sa i përket denuklarizimit të Phenianit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono