zyrtari

policia-bruksel.jpg
nev ila19:18 | 03/10/2019

Një punonjës i Zyrës Kombëtare të Punësimit është pezulluar nga detyra, pasi prokurorët hapën një hetim me akuzën se, zyrtari kishte pranuar ryshfete nga Mafia Shqiptare.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte më shumë se 20 vjet punonjës i institucionit federal dhe ishte përgjegjës në kryerjen e kontrolleve, për punën e padeklaruar, në komunat Anderlecht dhe Forest.

Në fillim të vitit, prokuroria e Brukselit hapi një hetim mbi këto akuza dhe konfiskoi telefonin celular të këtij zyrtari.

Hetuesit zbuluan se punëtori kishte informuar anëtarët e mafies shqiptare, për inspektimet që do të kryheshin nga autoritetet në këmbim të parave dhe përfitimeve të tjera.

Për më tepër, punonjësi thuhet se, ka fshirë një raport mbi punën e padeklaruar gjatë një koncerti të këngëtarit francez Kendji Girac kundrejt ryshfetit.

Autoritetet belge kanë bërë me dije se, hetimet  për akuzat e ngritura për korrupsion, në administratën e tyre po vazhdon./abcnews.al

ferdinand-shehu-me-logo.jpg
G. P.15:05 | 01/08/2019

Ish-kreut të ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës Ferdinand Shehu, i janë sekuestruar 1.5 milionë euro llogari bankare, pas dyshimeve se janë përfituar nga burime të paligjshme. Në një prononcim për ABC News, Shehu e mohon përfshirjen në transferta të paligjshme parash, ndërsa tha se do të padisë prokurorinë dhe policinë për prishje të imazhit.

Një rast i rëndë korrupsioni është goditur nga policia e Shtetit, duke i sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri Ferdinand Shehu, ish-zyrtar i Agjencisë se Legalizimit të pronave.

Operacionin i koduar “Investimi”, u realizua pas dyshimeve se Shehu i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme paratë në kohën kur ishte punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011, duke ka mbajtur funksione lartë tek ALUIZNI. Nga hetimet rezultoi se, nëpërmjet një banke private, ish-zyrtari, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 mijë Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Menjëherë pas publikimit të lajmit se, ka reaguar për ABC Neës Ferdinand Shehu, i cili ndodhet me pushime me familjen në Itali. Gjatë një komunikimi telefonik ish-zyrtari i lartë theksoi se nuk kishte shkelur ligjin në asnjë rast, ndërsa paralajmëroi padi për prishje të imazhit, kundër prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Ferdinand Shehu: Unë nuk kam gjë. Mua nuk më ka thirrur njeri.  Unë kam bërë një shitje të një hoteli dhe kam 29 vite në biznes. Bëj deklarimin e pasurisë. Kam bërë deklaratat e pasurisë. Kam çdo milimetër çdo centimetër të pronës që shita e kam konform ligjit. Dhe nuk di të ketë një abuzim nga më ekstremi.

Andi Qosja: Kur ka qenë hera e fundit që jeni thirrur në prokurori, zoti Shehu?

Ferdinand Shehu: Më mori drejtoresha e bankës dhe më thotë: -shiko Ferdinand të janë bllokuar të gjitha shifrat. Dhe për më tepër që më është bllokuar edhe karta (karta e kreditit). Kam marrë një avokate. Unë jam në autostradë. Ky është shoë mediatik.

Andi Qosja: Policia thotë se ju keni abuzuar në shifrën e 1.5 milion eurove, a është i vërtetë ky fakt?

Ferdinand Shehu: Policia flet për një veprim që është bërë nëpërmjet bankës dhe transaksione bankare. Çdo gjë është në banke dhe është e lexueshme.

Andi Qosja: Po atëherë?

Ferdinand Shehu: Do ta zgjidh. Do të bëj padi. Po ç’qenkam unë ky Don Zhuan që aferat e mija u kapen pas tetë vitesh. Ku ishin këta?! Këta kanë bërë 40 mijë kallzime kur kemi ik ne nga pushtetit.

Andi Qosja: Kur do të vini në Shqipëri për të bërë padi?

Ferdinand Shehu: Edhe dy javë jam me kalamajtë. Vetëm po gjeta një mundësi me avion./ABC News Albania 24/7

47319588_303.jpg
Sej rie15:10 | 09/06/2019

Gjermania i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të pranojë vendimin e presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale. Përmes një deklarate, ligjvënësit gjermanë kanë deklaruar se më parë duhet të ndodhë pajtimi ndërpartiak dhe më pas të shkohet në procesin zgjedhor.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocialist në Parlamentin gjerman, Johan David Vadephul i ka sugjeruar klasës politike shqiptare që të pranojë vendimin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve.

Vadephul: “Pas këtij vendimi të presidentit ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike”.

Sipas Vadephul, çdo lëvizje tjetër do të ishte anti-europiane dhe do të forconte dyshimet mbi procesin e integrimit. Ndërsa me pranimin e vendimit të presidentit krijohet një bazë e re për një bashkjetesë paqësore mes rivalëve politikë.

Vadephul:Në Europë çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike dhe çdo opozitë një qeveri efikase. Ky është një aspekt kyç për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik”.

Vadephul ka shtuar se, nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë për të arritur Europën, atëherë Gjermania do ta mbështesë. Vendimi i presidentit Ilir Meta, ditën e shtunë, erdhi pas një vizite në Berlin ku zhvilloi takime me deputetë të shumtë të Bundestagut, mes të cilëve zotin Vadephul. /ABC news Albania 24/7

kosove-1280x728.jpg
Sej rie10:00 | 28/05/2019

Kanë mbërritur në Prishtinë dy nga të arrestuarit në Mitrovicë gjatë operacionit të policisë së Kosovës në orët e para të së martës dhe njëri prej tyre është zyrtar policie. Ata janë dërguar në inspektoriatin policor të Kosovës.

Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në vend. Në zyrën e kreut të shtetit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, ndërsa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës, pasi banorët në veri vendosën barrikada për të penguar arrestimet

Mediat në Kosovë raportojnë se aktualisht në Mitrovicë KFOR po patrullon për të pasur situatën nën monitorim.

Në një reagim për mediat kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka bërë ape serbëve në Veri që të ruajnë qetësinë pasi ajo që po ndodh është thjesht zbatimi i ligjit./ABC  News Albania 24/7

deputeti-maqedoni-1280x711.jpg
Sej rie21:00 | 23/05/2019

Publikimi i disa përgjimeve ka gjunjëzuar kreun e Komisionit Parlamentar të Mandateve në Maqedoninë e Veriut. I ndodhur përpara një skandali droge, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqjen para se komisioni që drejtonte të vendoste heqjen e mandatit.

Përgjimet e publikuara në rrjetet sociale ku dëgjohet se si deputeti Pavle Bogoevski porosit lëndë narkotike, e detyruan që të jep dorëheqje. Ashtu siç pritej, që në fillim të seancës së Komisionit për çështje të mandatit dhe të imunitetit u kërkua që Pavle Bogoevski mos ta udhëheq seancën. Deputetja Nevenka Stamenkovska madje kërkoi që të ndryshohet edhe rendi i ditës, dhe përveç marrjes së mandatit të Gruevskit, të vendoset edhe pika për përgjegjësinë etike të Pavle Bogoevskit.

Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO DPMNE-së: “I propozojmë Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit e cila është kompetente për të verifikuar veprime që shkelin kodeksin, rendin e ditës ta plotësojë me pikë të re e cila do të jetë e para, e ajo është, verifikimi i shkeljes së Kodeksit për sjellje etike të Deputeteve të Republikës së Maqedonisë nga ana e deputetit Pavle Bogoevski dhe shqiptimin e masave për shkelje që janë të parapa në suaza të kodeksit”.

E deputeti Bogoevski nuk lejoi as të votohet ndryshimi i rendit të ditës, por doli dhe dha dorëheqje. Dorëheqja e tij do të zyrtarizohet menjëherë pasi të kryhet votimi në seancë plenare për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, paralajmëroi Bogoevski. Në fjalimin e tij, u drejtua edhe deputeteve të VMRO DPMNE-së

Pavle Bogoevski, deputet i pavarur:  “Nga ky moment e më tutje, më nuk ekziston pyetja se a ka legjitimitet Pavle Bogoevski ta udhëheq komisionin që do t’ia merr mandatin Nikolla Gruevskit, ose a duhet që Pavle Bogoevski të vazhdoj të jetë deputet… Tani lind pyetja se a do të tregojnë deputetet e VMRO DPMNE-së, qoftë edhe pak nga etika dhe morali që në mënyrë arrogante e tregonin këto javë dhe a do ta mbrojnë kriminelin në ikje Nikolla Gruevskin apo do t’ia marrin mandatin!? Mos ta gënjejmë veten… Nëse në Kuvend nuk ka vend për një njeri që e ka shkel ligjin që të blej vaj nga kanabisi për një familjar të sëmurë, sigurisht nuk ka vend për deputet që i përdor paratë e qytetarëve për të paguar hotelin derisa po ik nga drejtësia e Maqedonisë”.

E deputeti i VMRO DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija ia dha dorën Bogoevskit, por kolegët e tij nuk e morën as guximin të dalin në foltoren e Kuvendit. E thirrën pres konferencën në parti, ku foli zëdhënësi.

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së:  “I mbajtët 30 pres konferenca për etikën dhe moralin e Pavle Bogoevskit, e ku është tani etika dhe morali… Po e mbroni Gruevskin që është i akuzuar në dhjetëra raste…? Bëhet fjalë për përndjekje politike… Cila pjesë nga përndjekja politike nuk është i qartë për ju?”

Mbrëmë, deputeti Emil Dimitriev u pyet nga gazetarët se a do të votonte personalisht për marrjen e mandatit të Gruevskit… Tha se nuk mund ti merr dikujt diçka që nuk ia ka dhënë. Menjëherë pas dorëheqjes së Bogoevskit, deputetja Frosina Remenski, kërkoi dorëheqje nga Trajko Veljanovski, i cili është i akuzuar për organizimin e 27 prillit./ABC News Albania 24/7

selenice-1280x689.jpg
ent ela11:48 | 21/05/2019

Në orët e para të kësaj të marte në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xhulio Mara. Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës dhe Mara është në detyrën e shefit të shërbimeve publike në Bashkinë e Selenicës. Policia ende nuk ka gjetur prova që të çojnë në gjurmët e autorëve, kurse vetë Mara ka thënë se ndjehet i befasuar nga kjo ngjarje. /ABC news Albania 24/7

zyrtari-1280x658.jpg
Sej rie10:50 | 09/05/2019

Arrestohet në Venezuelë, zv/presidenti i Asamblesë Kombëtare Edgar Zambrano. Ky i fundit ka refuzuar të zbresë nga automjeti i tij, dhe agjentët e policisë kanë përdorur një vinç për ta shoqëruar në rajon.

Zëvendës presidenti i Asamblesë Kombëtare venezueliane, Edgar Zambrano, është sekuestruar nga policia politike me një vinç, teksa ndodhej në automjetin e tij. Është ky denoncimi në rrjetin social Twitter nga ana e liderit të opozitës, të vetëshpallur President, dhe president i Asamblesë Huan Guaido. Ai shton se me këto veprime, pushteti pretendon të godasë të vetmin institucion demokratik legjitim të votuar nga populli.

Lideri i opozitës shtoi se regjimi i Maduros po përpiqet që të shpërbëjë pushtetin që përfaqëson të gjithë venezuelianët, por nuk do ia dalë.

Denoncimi i operacionit të policisë u konfirmua dhe nga deputeti Rondero, kryetar i partisë Aksioni Demokratik. Ai theksoi se Zambrano kishte refuzuar të zbriste nga automjeti i tij në momentin që ia kërkoi policia. Për këtë arsye agjentët përdorën një vinç për ta shoqëruar së bashku me automjetin në rajon

Zambrano është një nga shtatë deputetët të cilës iu është hequr imuniteti pasi morën pjesë në përpjekjen për grusht shteti në 30 Prill./ABC News Albania 24/7

palmer-1-1280x734.jpg
ent ela19:44 | 07/04/2019

Këtë fillim javë pritet të mbërrijë në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, për çështjet e Evropës dhe Euroazise, Mathew Palmer, në përpjekje për të zgjidhur situatën e krijuar pas fillimit të protestave nga opozita dhe djegien e mandateve parlamentare.

Ai do të zhvillojë një tur në gjithë rajonin e Ballkanit. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Palmer do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë politik në vend, si kreu i shtetit Ilir Meta, Kryeministrin Rama si dhe me drejtues të opozitës së bashkuar.  Vizita e Mathew Palmer u parapri nga ajo e Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Organizatat Ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Shtetit. Por nga takimet e këtij të fundit, të vetmet të publikuara ishin ai me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ai me deputeten Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin politik të opozitës për djegie mandati./abcnews.al

ddddd_1548515297-8315167.jpg
ent ela16:37 | 26/01/2019

Zyrtarë të Policisë së Kosovës konfirmuan për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Arian Daci mbante postin e zv/ministrit të Diasporës në qeverinë e Kosovës.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt konfirmoi se orteku ka zënë dy persona. Personi tjetër që shoqëronte viktimën ka shpëtuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono