zvicra

kamberi-reja.png
Vladimir Prenga12:55 | 18/01/2020

Florian Kamberi fiton të drejtën për të luajtur në kombëtaren shqiptare. Sulmuesi 24-vjeçar kalon me sukses gjyqin në FIFA dhe shpejt pritet të bashkohet me skuadrën e trajnerit Edi Reja.

Po i afrohet moshës më të mirë për të luajtur futboll dhe do ta bëjë aty ku dëshiron. Florian Kamberi pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në karrierë tepër shpejt, në nivel klubi dhe kombëtareje, ndërsa fitoi një gjyq përcaktues.

Sulmuesi 24-vjeçar ia doli në FIFA ndaj Federatës Zvicerane të Futbollit dhe fitoi të drejtën për të luajtur me kombëtaren shqiptare. Ai u grumbullua dy muaj më parë nga trajneri Edi Reja, në prag të ndeshjeve ndaj Andorrës dhe Francës për eliminatoret e Europianit, veçse dokumentacioni si dhe një dëmtim i lehtë e penguan që të debutonte.

Zvicra kishte pretendime për të mos e lejuar të kalonte tek Shqipëria, pasi Kamberi luajti për kombëtaret e saj të moshave, në nivelet U20 dhe U21, madje duke shënuar edhe gol për ekipin Shpresa zviceran në ndeshjen eliminatore të Europianit ndaj Anglisë, në mars 2016.

Njëkohësisht me fitimin e gjyqit, Kamberi ka kaluar edhe dëmtimin dhe duket se është gati për të luajtur për skuadrën e tij, Hibernian të Edinburgut në Premier Ligën e Skocisë.

Njëzetekatërvjeçari me origjinë nga Kosova, i lindur në Zyrih të Zvicrës, vlerësohet lart nga klubi skocez, ku po aktivizohet prej 3 sezonesh, duke shënuar 30 gola në 80 ndeshje në të gjithë konkurrimet. Së fundi, ai është kërkuar nga polakët e Lehut të Poznanit, nga Bazeli në Zvicër dhe nga Brentfordi në Angli, por Hiberniani nuk ka ndërmend ta lëshojë aq lehtë. /abcnews.al

Italia.gif
Veronik Istrefaj19:29 | 30/11/2019

Grupi A në Euro 2020 do të përbëhet nga Turqia, Italia, Uellsi dhe Zvicra. Ky grup, është shumë delikat dhe të katër kombëtaret kanë mundësitë e tyre për t’u kualifikuar. Megjithatë, favorite po konsiderohet Italia, për shkak të historikut dhe ndeshjeve kualifikuese që Axurrët bënë, duke marrë 10 fitore në 10 takime.

Trajneri Roberto Mancini është një ndër më të mirët në botë, ndërsa lojtari kyç i Axurrëve pritet të jetë Marco Verratti. Mesfushori i PSG-së mendohet të jetë njeriu që do të jetë shtylla e kombëtares italiane. Ndërsa Donnarumma pritet të ketë një fanellë titullari në Euro 2020 dhe ky kompeticion mund të jetë piedestal për të.

Te Turqia, njeriu kyç do të jetë sulmuesi i Everton, Cenk Tosun. Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në Premier League, bomberi ka treguar se para porte di të shënojë rregullisht. Ndërsa lojtari që mund të shpërthejë, është mbrojtësi i talentuar i Juventusit, Merih Demiral.

Tek Uellsi dihet kush do të jetë lojtari kyç. Gareth Bale, edhe pse tashmë 30 vjeç, është ende një ndër më të mirët në botë dhe padiskutim lideri i Uellsit. Lojtari për tu ndjekur? Daniel James, ylli i Manchester United që po i mahnit të gjithë, edhe pse është ende vetëm 22 vjeç.

Te Zvicra, Granit Xhaka pritet të jetë si gjithmonë lideri i kombëtares. Mesfushori me origjinë shqiptare do të jetë shtylla dhe kapiteni i ekipit. Ndërsa Breel Embolo, sulmuesi i talentuar, do të jetë lojtari për t’u ndjekur.

 

 

74164288_2972747536088375_1096530370716762112_o-1280x854.jpg
nev ila18:47 | 26/11/2019

Skuadra e qenve të organizatës Redog nga Zvicra është nisur për në Shqipëri. Së bashku me partnerët turq të organizatës së shpëtimit Gea, kjo skuadër bën kërkimin e njerëzve nën gërmadha.

Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, ne fluturuam me një ekip me katër qen të specializuar si kërkues direkt në zonën e tërmetit me avionin e ambulancës”, shkruhet në njoftimin e ekipit të specialistëve të kërkim shpëtimit, të Zvicrës./abcnews.al

poliziaa.jpg
ad min16:52 | 24/10/2019

Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Como nga policia italiane në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Të dy 28-vjeçarët me inicialet G.O dhe H.R janë me precedent penalë. Hetimet ndaj tyre nisën në muajin shkurt pas arrestimit të një përdoruesi droge, shtetas italian, i cili blinte drogën nga dy shqiptarët.

Dy të fundit vepronin dhe në territorin zviceran dhe konsideroheshin si profesionistë të vërtetë në këtë fushë. Gjatë arrestimit atyre iu sekuestruan gjysmë kilogrami kokainë dhe 50 mijë euro cash./ABC News Albania 

xhaka-zvicra.jpg
Vladimir Prenga12:18 | 13/10/2019

Zvicra u mposht nga Danimarka me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner janë bërë protagonistë gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi. Videoja e atij momenti po bën xhiron e botës.

Mesfushori merr vrull për të goditur, por ndryshon drejtim dhe i hap rrugë mbrojtësit të Augsburg. Xhaka priste që anësori ta ekzekutonte goditje e dënimit, por edhe ai e la topin në vend. Kapiteni i Arsenalit më pas detyrohet të rikthehet ta gjuajë vetë topin, ndërkohë që shikohet edhe një buzëqeshje e lehtë në mimikën e tij. /abcnews.al

samii.jpg
ent ela22:00 | 29/07/2019

Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e triatlonit.

Morina, që deri më tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme në shtetin zviceran, tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare.

Federata e Triatlonit të Kosovës është formuar muaj më parë.

Morina, i cili ndodhet në Kosovë, sot vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga presidenti Besim Hasani dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.

Presidenti Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke i uruar suksese në garat ndërkombëtare, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Vetë Morina u shpreh optimist që do të garojë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, për çka presidenti Hasani shprehu gatishmërinë për hulumtimin e mundësive për ta ndihmuar./ Klan Kosova

krocera-1280x707.jpg
ent ela16:25 | 09/03/2019

Ende pa nisur sezoni turistik një tjetër kroçere nga Duvroniku ka mbërritur në Portin e Vlorës. Turistët nga Belgjika , Franca dhe Zvicra do të vizitojnë disa qytete të Shqipërisë dhe me pas do t’i drejtohen Korfuzit. Ata thonë për “abc news” se Vlora ka ndryshuar shumë kohët e fundit.

Kroçiera “La belle de L’Adriatique” nga Dubrovniku me 170 vetë zbarkoi këtë të shtunë në Vlorë. Turistët kanë planifikuar të vizitojnë qytetin e Beratit dhe Fierin. Më pas do t’i drejtohen Sarandës dhe ishullit të Korfuzit në Greqi.

Të ardhur nga Belgjika, Franca dhe Zvicra turistët e rendisin Vlorën nder qytetet me te bukura qe kane vizituar.

“Është hera e tretë që vijë në Vlorë, ka ndryshuar shume, qyteti është mahnitës, me i pastër dhe me i rregullt”.

“Vij nga Franca. Vlora është vërtet një qytet i bukur ”.

Muajt e ardhshëm priten kroçiera te tjera nga vende të ndryshme të Evropës të cilët zgjedhin Vlorën mes destinacioneve turistike të vitit 2019./abcnews.al

D5392BE7-4F18-49CC-B770-CB4733489566_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela08:00 | 09/03/2019

Zvicra, e cila promovon barazinë e grave në vendin e punës, është renditur si vendi më i mirë për të drejtat e grave, njoftoi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD).

Pas saj vinin Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia, sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.

Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditeshin në fund të treguesit të OECD-së për Institucionet Sociale dhe Gjininë.

Treguesi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave riprodhuese, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilion dollarë, ose 7.5 për qind të vlerës, thuhet në raport.

OECD i jep Zvicrës rezultatin 8.1 në renditje për diskriminimin gjinor “shumë të ulët” si dhe për ligje të forta dhe norma shoqërore që trajtojnë këto çështje.

Ndërsa Jemeni kishte rezultatin 64 për ashpërsinë e normave gjinore që kufizojnë liritë, qasjen financiare, dhe drejtësinë për viktimat femra të dhunës dhe përdhunimit.

“Pavarësisht nga një mirëkuptim global se barazia e grave është një

Përparësi e ngutshme, po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut gjinor, madje në disa vende hendeku është zgjeruar” tha në një deklaratë shefja e stafit të OECD, Gabriela Ramos.

Hendeku i pagave mes gjinive është 13.6 për qind në vendet e zhvilluara të marra së bashku, ndërkohë që gratë zënë më pak se një të katërtën e vendeve parlamentare në shkallë botërore, tha ajo./VOA

zzz-1280x710.jpg
ent ela15:12 | 01/03/2019

Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike do të ndihmojë Bankën e Shqipërisë në përsosjen e analizës, vendimmarrje dhe procesin e politikbërjes. Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë Adrian Maitre. Kjo marreveshje u shpreh Sejko vjen pas mbylljes së një bashkëpunimi të suksesshëm në periudhën 2013-2018 që solli një përmirësim të dukshëm të punës analitike, kërkuese dhe teknike të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori theksoi se rezultatet e këtij projekti kanë qenë frytdhënëse në fushën e zbatimit të politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe sistemit të pagesave.  Ndërsa ambasadori i Zvicrës u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Unë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë.” Programi i ri do të realizohet nëpërmjet misioneve të ekspertëve, kurseve online, workshopeve teknike dhe vizitave të punës ne fusha si menaxhimi i burimeve njerëzore apo vijueshmëria e biznesit në kohë krize./abcnews.al

shaqiri-1280x754.jpg
ad min16:23 | 19/02/2019

Dueli me Bajernin do të jetë tepër i veçantë për Xherdan Shaqirin. Shqiptari i Zvicrës luan sot ndaj ish-skuadrës me të cilën u bë i njohur në Europë.

Europa, por edhe gjithë bota, e njohu 8 vjet më parë. Xherdan Shaqiri tregoi talentin e tij në moshën 20-vjeçare, duke arritur në finalen e Europianit të 21-vjeçarëve, dhe kjo paraqitje i siguroi një klub të madh. Në verën e vitit 2012, shqiptari i Zvicrës kaloi tek Bajerni i Mynihut, një nga skuadrat kryesore të kontinentit.

Tifozet dhe tifozët ishin të lumtur duke e quajtur si pasardhësin e Arjen Robenit. Edhe në Gjermani, Shaqiri shkëlqeu, me golat dhe lojën e tij, por nuk mundi të siguronte formacionin, as me trajnerin Jup Hajnkes, as me Pep Guardiolën.

U detyrua të largohej nga Mynihu i tij i dashur, dhe u prit si një princ në Itali, kur u bashkua me Interin, por as në Serinë A, dhe as tek Stouk Siti në Angli, nuk mundi të gjente veten. Këtë e arriti vetëm verën e kaluar, kur Jurgen Klopi nuk ngurroi t’i jepte një fanelë të Liverpulit.

Pas 7 muajve, Shaqiri e ka kaluar provën me sukses, në ekipin nënkampion të Europës dhe kryesues të Premier Ligës. Papritur, fati i vuri përballë një sfidë krejt të veçantë, pikërisht atë me ish-Bajernin e tij në Champions, diçka që do të ndodhë sonte.

“Shaqiri kërkon fitore me Liverpulin kundër ish-klubit të tij, Bajernit”, shkruan “Gazeta Ekspres” e Kosovës.

Gjithsesi, shqiptari i Zvicrës vazhdon ta ketë në zemër skuadrën bavareze, duke theksuar se një ditë do të kthehej me kënaqësi për të luajtur aty.

I pyetur nga mediat angleze, Shaqiri deklaroi se ka kujtime të mëdha nga ajo kohë, dhe shton se një duel i tillë është shumë emocionues për të.

Kujtimi më i bukur, padyshim, është fitorja e Championsit në 2013, në finalen e madhe të “Uemblit” ndaj Dortmundit, një sukses që 27-vjeçari dëshiron ta arrijë edhe me Liverpulin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono