zone e mbrojtur

tomorri.jpg
G. P.12:29 | 19/08/2019

Qeveria nuk do të tërhiqet! Malin e Tomorrit do ta rishpallë zonë të mbrojtur në një territor më të gjerë se sa ai që ishte përcaktuar 24 vite më parë. Kjo do të ndodhë para se të ankimojë vendimin e gjykatës, e cila riktheu në punë kompanitë që nxjerrin pllaka guri ndonëse Këshilli i Ministrave kishte vendosur ta rikthente në park kombëtar të gjithë zonën.

“Do të vazhdojmë mbledhjen e firmave nga të rinjtë e Beratit për një peticion drejtuar institucionit shtetëror. Do të marrim një vendim të shpejtë të KKRRT për të miratuar zgjerimin e hartës së Parkut Kombëtar të Tomorrit. Do të marrim një vendim qeverie për ta rishpallur Park Kombëtar malin e Tomorrit, pasi hilet e gjykatave për ta çuar në gjykatë, për të zgjatur me vite të tëra, do ta shkatërronte përfundimisht atë zonë duke e bërë të parikuperueshme. Ne do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të Gjykatës së Apelit Administrative të Tiranës”,  tha Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e quajti korruptiv vendimin e gjykatës ndërsa tregoi se për të ka lobuar i njëjti grup biznesi, i cili në vitin 1995 ndikoi në vendimin e qeverisë për të rrudhur Parkun Kombëtar.

Pas këtij vendimi, të rinjtë e Beratit vijojnë mbledhjen e firmave për ta kundërshtuar ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  ka çelur një debat publik për të përcaktuar hartat e çdo zone të mbrojtur në vend.

/ABC News Albania 24/7

ministri-Klosi.jpg
G. P.16:30 | 18/06/2019

Përmeti sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është kthyer në një nga polet e rëndësishme të turizimit. Nga ky qytet Klosi njoftoi gjithashtu shpalljen e Vjosës zonë të mbrojtur.

Shumë shpejt Vjosa do të shpallet zonë e mbrojtur. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri të ditur ndërsa prezantoi projektin për monitorimin e ujërave të Vjosës dhe Drinos dhe evidentimin e problematikave mjedisore në Përmet dhe Gjirokastër.

“Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur. E bëjmë këtë pasi mendojmë se duke e shtrirë mbrojtjen nëpërmjet legjislacionit të zonave të mbrojtura ne mbrojmë shumë pasuritë natyrore dhe turistike që ka zona, arrijmë ta shndërrojmë dhe ta fusim atë në guidat e mbrojtura të burimeve natyrore dhe turistike”, tha Klosi.

Ndërkohë Klosi theksoi se qeveria po punon për zhvillimin e jugut nga pikëpamja turistike dhe Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ku janë fokusuar disa investime të rëndësishme./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono