zona

marklen-haka-atentati.jpg
ad min15:50 | 23/09/2019

Objektiv i atentatit në Nikël të Fushë Krujës, ishte 28-vjeçari Marklen Haka, i cili mbeti i plagosur, ndërsa u qëllua për vdekje halla e tij. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100  gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.

Edhe pse u qëllua me më shumë se 100 plumba, përsëri objektiv i atentatit të tipit mafioz mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël, Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krahë. Hakmarrja është pista kryesore ky është fokusuar grupi hetimor.

Në vendngjarje u sekuestruan shumë gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Për pasojë mbeti e vdekur Shpresa Basha dhe u plagos, nipi saj Marklen Haka.

Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.

E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka është e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe dyshohet se, u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri.

28-vjeçari Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Edhe mënyra se si u larguan autorët ka krijuar dyshime tek hetuesit e krimeve kundër jetës në Policinë e Shtetit.

Personat e përfshirë në krimet e njohin shumë mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rruga kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën. Ata kanë ndjekur rrugët dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët.

Ndryshe siç ndodh zakonisht në atentate të tilla mafioze, autorët nuk e kanë shkrumbuar automjetin dhe armët e krimit dhe kjo gjë sipas ekspertëve të policisë dyshohet se ka ndodhur për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash. Ngjarjet kriminale të njëpasnjëshme lidhen me ekzekutimin në vitin 2004 të vëllait të Marklen Hakës, duke shkaktuar një kalvar të gjatë vrasjesh e plagosje në zonën e Fushë Krujës./ABC News Albania 24/7

LIQENI-NE-GREQI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 21/09/2019

Një liqen në Greqi është kthyer në një liqen fantazëm pasi niveli i ujit ka rënë në 60 centimetra si pasojë e thatësirës. Për këtë arsye rreth zonës së liqenit janë gjetur me mijëra peshq të ngordhur

Nga gjashtë metra thellësi tashmë ka vetëm 60 centimetra. Mijëra peshq të ujërave të ëmbël, janë gjetur  të ngordhur përreth liqenit Koroneia në Greqi ku niveli i ujit është ulur në mënyrë drastike. Përveç thatësirës aktuale, një rol të rëndësishëm në reduktimin drastic të nivelit të ujit të liqenit ka ndikuar dhe blokimi me mbeturina dhe kallamishte i kanalit të krijuar për të devijuar ujin nga dy kanale në liqen dhe të bllokadave që hapen me raste. Sipas veterinerëve një gjë e tillë ishte e lehtë për tu parashikuar. Kjo sepse kur ka thatësi dhe niveli I ujit zbret algat e ndotura dhe bakteret prodhojnë biotoksinë. Rezultati është një masakër e peshqve. Zona ndërkohë është transformuar në një vend – fantazëm./ABC News Albania 24/7

shtegu-1280x714.jpg
ad min19:45 | 21/07/2019

Ka filluar Edicioni Veror në ABC News dhe gazetarët tanë në Jug po eksplorojnë vende që frekuentohen nga turistët e shumtë.

“Sot ndodhemi pranë Potamit të Dhërmiut dhe kemi ardhur për të eksploruar një vend shumë piktoresk dhe interesant. Ai quhet Shtegu i Mullinjve dhe është 1.5 km i gjatë, përgjatë një përroi me ujë të freskët, me pemë të harlisura  dhe nën cicërimën e zogjve. Shtegu i Mullinjve duket sikur po rijetësohet pasi ka nis restaurimi i mullinjve të vjetër”, shprehet gazetari jonë Maksi.

Kjo zonë ndodhet në fshatin e Dhërmiut dhe pritet që të kthehet në një atraksion turistik pasi po investohet edhe në infrastrukturë.

Por itinerari prej 1.5 km i Shtegut të Mullinjve finalizohet më një panoramë piktoreske siç është ujëvara.

“Pasi përfunduam rrugëtimin tonë përgjatë Shtegut të Mullinjve kemi mbërritur në një nga pikat më relaksuese që ia vlen të vizitohet në zonën e Dhërmiut, dhe kjo është ujëvara”, tha gazetari i ABC News nga Dhërmiu./abcnews.al

veliaj-2.jpg
nev ila13:29 | 18/07/2019

25 mijë banorët pranë ish-Kombinatit “Misto Mame” ne Tirane kane  kanë një lagje te transformuar.

Bashkia ka rehabilituar te gjithe zonen qe kufizohet nga rruga  “Konferenca e Pezës” – “3 Dëshmorët” dhe “Ali Jegeni”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkoi per te inspektuar punimet nderkohe beri te ditur investimet e reja.

“Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ‘Astirit’. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ‘Astirit’ dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t’i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t’i nxjerrë fitues, duke u shpronësuar dhe duke i marrë paratë ‘kesh’ në dorë, disa do t’i nxjerrë fitues, duke qenë në kufi të asaj prone do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se kjo është fuqia e votës dhe e zgjedhjeve. Ai theksoi se  pavarësisht se një minorancë u përpoq t’i impononte qytetit hallet e veta, ajo që njerëzit duan realisht janë rrugë, kopshte e shkolla të reja.

“Për të gjithë ata që ngritën një gurgule gjatë fushatës, ka apo s’ka zgjedhje, do të ketë bojkot, do të bëhet kataklizmoja, në fund të ditës treguam që këto zgjedhje për këto punë janë: janë për të bërë kopshtet, çerdhet, shkollat, janë për të mbjellë pemë, për të shtruar trotuare, për të rregulluar këto avlli me mure dekorative. Kush mendoi të ngatërronte revolucionet imagjinare me punën konkrete të halleve të njerëzve dhe kush u mundua t’i impononte qytetit hallet e veta, sikur të ishin hallet e secilit, e kish gabim. Na rezulton se hallet e njerëzve janë këto: rruga ku do ecim, shkolla ku do të çojmë fëmijët, pema që do iu bëjë hije, një kënd lodrash ku do të luajnë të vegjlit”, tha ai.

Veliaj shtoi se puna do të vijojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët, kur të kthehen nga pushimet, të gjejnë një infrastrukturë më të mirë. “Ka fushatë, s’ka fushatë, mbaruam zgjedhjet në datën 30 qershor, dhe nga 1 korriku e deri më sot do vazhdojmë kështu përditë, edhe gjatë pushimeve të verës, për të rikuperuar kohën e shirave, por sigurisht për të shfrytëzuar faktin që banorët janë me pushime”, deklaroi ai.

Ai theksoi se 99% e njerëzve janë mirëkuptues e duan drejtësi e shtet funksional.

Duan rend, duan që Tirana të eci përpara. Ka gjithmonë një përqindje të vogël që, për ideal të partisë, janë kail të bllokojnë gjithçka. Mos ma prek Liqenin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos m’i prek lodrat, mos ma prek Sheshin, mos ma prek Bulevardin: eksperienca na ka treguar që ata që prekin, që vënë dorë dhe që rregullojnë gjëra, janë ata që i sjellin të mira qytetit. Ndak, ne do të vazhdojmë përpara, do respektojmë çdo minorancë, ama në fund fare vendimet do t’i marrim për shumicën që na ka votuar dhe që do që Tirana të ecë përpara”, tha Veliaj./ABC News Albania 24/7

161203_TDY_NUCLEAR-1280x720.jpg
ad min13:20 | 11/07/2019

Presidenti ukrainas Zelenski premtoi se shumë shpejt një tjetër zonë e sigurt në Cernobil do të jetë e hapur për turistët. Projekti për ndërtimin e saj ka kushtuar 1.5 miliard euro

Është përuruar dhe është vënë në shërbim zona e re e mbrojtur që mbulon reaktorin 4 të Chernobil, shpërthimi i të cilit në vitin 1986, shkaktoi tragjedinë më të madhe bërthamore civile të historisë. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, firmosi një dekret me të cilin ligjëron krijimin e një korridori të gjelbër për turistët në të ashtuquajturën zonë të përjashtimit përreth Cernobilit. Ai u shpreh se bota duhet të njohë Cernobilin

Zelenski tha se zona e përjashtimit është ende një simbol korrupsioni pasi zyratrë publikë marrin para nga turistët por ka edhe një trafik metalesh. Gjë që shumë shpejt sipas tij do të marrë fund.

Zona e re e mbrojtur është 110 metra e lartë, 165 metra e gjatë, 257 metra e gjerë dhe peshon 36.200 ton. Projekti kushtoi 1.5 miliard euro dhe u financua me një fond special të Bankës Evropiane për ndërtimin dhe zhvillimin, e financuar nga 45 vende.

Projekti siguron kufizimin e rrjedhjeve radioaktive për 100 vjet. Ai është ndërtuar në dy pjesë që më pas u bashkuan në vitin 2015./ABC News Albania 24/7

EMERGJENCAT-GJIROKASTER-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ad min15:23 | 18/10/2018

Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako mblodhi Shtabin e Emergjencave në Gjirokastër. Në mbledhjen e organizuar në Prefekturë, ku morën pjesë prefekti Astrit Aliaj dhe kryetarja e bashkisë Zamira Rami, u fol për masat e para për përballimin e stinës së dimrit. Çako e cilësoi Gjirokastrën si një zonë e rrezikshme e vendosur në hartën e Emergjencave Civile me të kuqe, kryesisht për shkarjet masive. Nga ana tjetër prefekti Aliaj dhe bashkiakja Rami paraqitën zonat e më me rrezik nga përmbytjet dhe shkarjet./abcnews.al

atika.jpg
ad min16:47 | 29/07/2018

Një stuhi e fuqishme ka goditur përsëri rajonin e Atikës në Greqi. Mediat raportojnë për përmbytje në disa zona dhe për probleme me energjinë elektrike.

Fatkeqësitë natyrore nuk largohen nga Greqia. Ashtu si para disa ditëve, rajoni i Atikës është goditur përsëri me një stuhi të fuqishme me reshje të dendura shiu dhe breshëri. Kjo situatë ka krijuar probleme të shumta për qytetarët, ndërsa erërat e forta kanë shkaktuar dhe dëme materiale. Disa rrugë në veri të Athinës janë përmbytur.

Qeveria ka bërë thirrje që të shmanget lëvizja e qytetarëve dhe u ka kërkuar atyre të qëndrojnë brenda banesave, deri në qetësimin e situatës. Megjithatë për meteorologët, kjo situatë e pazkontë për këtë muaj të vitit, do të vijojë për disa ditë. Madje nënvizohet se pritet dhe një përkeqësim i mëtejshëm i motit.

Ndërkohë, departamenti i zjarrfikësve njofton se ka marrë mbi 20 telefonata për pompimin e ujit që ka hyrë në disa banesa. Për shkak të stuhisë janë raportuar edhe probleme të shumta me furnizimin me energji elektrike./abcnews.al

lumi-kir.jpg
ad min13:43 | 24/07/2018

Një nga vendet që po frekuentohet shumë gjatë verës sidomos nga qytetarët e Shkodrës është lumi Kir. Pushuesit e vlerësojnë lumin për ujin dhe zonën për natyrën dhe ajrin e pastër.

Vetëm 15 kilometra larg qytetit të Shkodrës përgjatë rrugës që lidh këtë qytet me Alpet shqiptare rrjedh lumi Kir. Një perlë e natyrës, e cila gjatë verës kthehet në një destiancion turistik. Më shumë frekuentohet nga vendasit.

Banorët kanë krijuar plazhet, të cilat ngjajnë me oaze. Pushuesit janë kryesisht ditorë.

“Është mali, dhe uji është shumë i mirë”.

“Bukur është”.

Nuk ka luks. Dëshira për të eksploruar këtë lum nga aventurierët nuk mungon.

“Është një vend i bukur, ku dalin foto bukur”.

“Ka pamje fantastike”.

“Më pëlqen uji”.

Disa prej tyre provojnë fatin edhe për ndonjë troftë të egër. Restorantet e zonës janë të thjeshtë dhe ofrojnë çmime të përballueshme për plazhistët. Pushuesit këtu vlerësojnë ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e virgjër./abcnews.al

vlcsnap-error995-1280x720.jpg
ad min16:07 | 10/12/2017

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura ka nisur shpërndarjen e 70 ton ndihma, për zonat e prekura përmbytjet që shkaktuan reshjet e dendura të shiut pak ditë më parë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, këto ndihma po shpërndahen në prefekturat e Tiranës, Fierit, Dibrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Kukësit, Durrësit dhe Korçës. Këto 70 tonë ndihma që po shpërndahen, kanë mbërritur ditët e fundit nga organizata si UNICEF dhe UNHCR, si dhe Greqia e Bullgaria, saktëson njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono