zjarri

zjarr-karburanti.jpg
nev ila19:40 | 26/12/2019

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” dhe shkak është bërë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Policia e zjarrfikësja kanë arritur në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Lajmi në përditësim…./abcnews.al

makina-e-djegur-ewlbasan.jpeg
nev ila22:11 | 25/12/2019

Digjet automjeti i ish-shefit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, njoftohet se i është vënë flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

 

ABC News ka mësuar se makina e Kasit, ka qenë e parkuar rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Kasi ka qenë Shef i Policisë në Burgun e Peqinit, ndërsa aktualisht mban postin e Shefit të Policisë në Paraburgimin e Bradasheshit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka administruar provat e para, mes të cilave edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugë, dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Nga të dhënat më të fundit njoftohet se, djegia e mjetit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Kasi. /abcnews.al

WhatsApp-Video-2019-10-30-at-13.58.16.mp4_snapshot_00.00-1.jpg
ent ela14:01 | 30/10/2019

Dy vatra të reja zjarri janë aktivizuar sot në masivet pyjore të Nikolices në Devoll. Gazetarja e ABC neës Daniela Zisi raporton se vatra më e madhe është fikur, por gjatë paradites flakët janë përhapur në dy zona të tjera. Flakët nuk janë intensive dhe në terren po punohet për të mbajtur situatën nën kontroll.

Zjarri, i cili vijon prej katër ditësh ka shkrumbuar rreth 50 ha pyll me pisha, dushk dhe bimësi të ulët. Zjarrvënia u konsiderua e qëllimshme, por deri tani nuk ka persona të ndaluar nga policia. /abcnews.al

zjarri-1280x695.jpg
ent ela15:08 | 29/10/2019

Edhe pas tri ditësh zjarri në Bulqizë vazhdon. Flakët kanë avancuar shumë në pjesën perëndimore  drejt Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare.

Vendorët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë, ose nga ajri  pasi terreni është shumë i vështirë për zjarrfikëset.

Punonjësit e bashkisë të Bulqizës dhe ata të Pyjores janë duke punuar për shuarjen e tij që prej tri ditësh. Por duket e pamundur që situata të vihet nën kontroll për shkak të erës e cila ndihmon flakët. /ABC news Albania 24/7

ZJARR-NE-DEVOLL-MBULIM-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela08:42 | 28/10/2019

Zjarri masiv në pyjet e Nikolicës së Devollit po vazhdon me ritme të shpejta dhe vendorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Për zjarrfikëset puna është e bërë e vështirë për shkak të terrenit malor. Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, flakët janë intensive dhe rrezikojnë të përhapen edhe në pyllin e Kozelit.

Deri tani janë shkrumbuar 20 ha me pisha në zonën e mbrojtur dhe 30 ha kullota dhe bimësi e ulët. Gjatë natës punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit janë përpjekur të mbajnë flakët nën kontroll.

Sipërfaqja e djegur nga flakët llogaritet në disa hektarë. Mbrëmë u tha që në vendin e ngjarjes do të shkonin dhe forcat e ushtrisë të batalionit të Drenovës, por situata është jashtë kontrollit. Sipas burimeve nga emergjencat civile, flakët e zjarrit janë përhapur në një gjatësi lineare prej 1.5 kilometrash në brendësi të pyllit me pisha. /abcnews.al

Genf_UNHCR-1280x798.jpg
nev ila13:44 | 23/10/2019

Një kurdo sirian i ka vënë zjarrin vetes para selisë së organizatës së kombeve të bashkuara në Gjenevë, Zvicër.

Lajmi u konfirmua nga mediat zviceriane të cilat raportojnë se 30 vjecari jeton në Gjermani. Ai u lye me benzinë në oborrin e komisariatit të lartë të kombeve të bashkuara për refugjatët – UNHCR.

Ndihma e shpejtë e ka transportuar me helikopter Lozanë, në një spital të specializuar për djegiet e rënda./abcnews.al

 

video.mp4_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:27 | 15/10/2019

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qendrën e refugjatëve në ishullin grek të Samos si pasojë e një sherri masiv mes refugjatëve sirianë dhe atyre afganë. Mjekët pa kufij konfirmuan se gjysma e refugjatëve në këtë kamp janë gra dhe fëmijë.

Më shumë se 5 mijë persona janë evakuuar nga një qendër pritjeje për refugjatët në ishullin grek Samos. Një zjarr shpërtheu jashtë kampit si pasojë një sherri masiv mes refugjatëve sirianë dhe afganë. Tre persona mbetën të plagosur, lajm ky i konfirmuar nga policia greke.

Mjekët pa kufij bënë të ditur se  gjysma e refugjatëve në kampin e Samos janë grad he fëmijë.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i transferuar, më shumë se 32 mijë emigrantëgjenden aktualisht në kampet e mbipopulluara në ishujt e detit egje. Sherret masive brenda qendrave janë të shpeshta. Në muajin shtator një grua humbi jetën dhe dhjetëra persona mbetën të plagosur në kampin Moria në ishullin e Lesbos. Ky kamp ka kapacitet për 3 mijë vende, pro aktualisht atje qëndrojnë më shumë se 13 mijë persona.

Në ishujt greke tensione për këtë situatë, përshkallëzohen çdo ditë dhe autoritetet i kërkojnë qeverisë që të përshpejtojë operacionet për transferimin e refugjatëve. /ABC News Albania 24/7

rouen-e1569489594474.jpg
ad min12:02 | 26/09/2019

Gjendje e jashtëzakonshme në Rouen të Francës si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ka shpërthyer në një impiant gazi. Rreth 130 zjarrfikës po përpiqen të marrin situatën nën kontroll, ndërsa rreth zonës është vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në impiantin kimik të Rouen në Francë. Situata është katalogizuar në bazë të direktivit europian si e një rrezikshmërie të lartë. Sipas mediave franceze një re e madhe tymi e dendur dhe e zezë si dhe flakë të larta janë parë nga kapanonet nga ku dhe janë dëgjuar shpërthime të shumta. Në vendngjarje janë 130 zjarrfikës për të shuar flakët.

Gjithashtu është vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash përreth impiantit dhe shkollat e zonës verore të Rouen janë mbyllur deri në qetësimin e situatës.

Impianti Lubrizol gjendet në Rouen që nga viti 1954 dhe prodhon përbërës shtesë për lubrifikantët. Nuk është hera e parë që impianti në fjalë bëhet pjesë e kronikave. Në Janar të 2013-ës era e keqe e çliruar nga impianti u kthye në një krizë shëndetësore në nivel kombëtar. Rrjedhja e gazit shkaktoi pasoja deri në Britaninë e Madhe./ABC News Albania 24/7

fire.jpg
ad min22:26 | 18/09/2019

Të paktën 27 persona, shumica e të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një shkollë në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia. Zjarri dyshohet të ketë rënë në orët e mëngjesit kur fëmijët e shkollës së Kuranit po flinin në godinën që ndodhet pranë një xhamie.

Policia vendase ka deklaruar se skuadrat e shpëtimit po kërkojnë ende për trupa në ndërtesë. Presidenti i vendit, ish-futbollisti i njohur Xhorxh Ueah ka vizituar vendin e ngjarjes dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkohë, një zëdhënës i policisë ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se zjarri mund të ketë rënë për shkak të një problemi elektrik, por hetimet vazhdojnë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono