zjarri

shkolla-9-vjecare-ne-lac.jpeg
nev ila11:12 | 13/01/2020

Mëngjesin e sotëm një shkollë 9 vjeçare në Laç është rrezikuar nga flakët.

Mësohet se është djegur një kabull elektrik në shkollën 9 vjeçare nr. 3 në Laç, në momentim që nxënësit sapo janë futur në shkollë. Ata janë nxjerrë përsëri jashtë shkolle.

Menjëherë forcat zjarrëfikëse që kanë ardhur menjëherë në shkollën 9 vjeçare dhe kanë ndërhyrë duke eleminuar përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave mësohet se djegia e kabullit elektrik ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik./abcnews.al

3642f925-4249-4e10-9bb0-691041d320a7.jpg
Autor E11:14 | 11/01/2020

Policia ka publikuar detajet mbi zjarrin në spitalin e Durrësit, i cili përfshiu katër kate gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga zjarri janë asfiksuar pesë të sëmurë, të cilët janë nisur me urgjencë në Tiranë, ndërsa të tjerët u nxorrën nga pavijonet e prekura duke u çuar në pavijone të tjera.

Zjarri ka rënë në katin e parë dhe është shpërndarë në katet e tjera duke djegur katër kate.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në kabinat elektrike fillimisht duke u shpërndarë më pas.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

/abcnews.al

zjarri-1280x800.jpg
Autor E09:05 | 31/12/2019

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi. / Rel

makina-e-djegur-vlore.jpg
nev ila22:28 | 29/12/2019

Një automjet tip Lancia me targat AA 550 ET në pronësi të F.E ka marrë flakë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pranë Lungomares.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike.

Në vendngjarje forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe forcat blu të Vlorës të cilët po hetojnë më tej rreth kësaj ngjarjeje.

Nderkohe policia ka dhene dhe infromacionin paraprak:

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, shtetasi F.E duke tentuar të ndizte mjetin tip “Lançia”, ka konstatuar se mjeti u përfshi në flakë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe policia të cilët kanë shkuar në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale“./abcnews.al

pallatet-pogradec.jpg
nev ila19:01 | 29/12/2019

Kamera e ABC News hyri në pallatin 5-katësh në Pogradec, që një ditë më parë u shkrumbua nga flakwt e zjarrit. Në pallat ende nuk është shuar tymi. Cdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht. Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.

Zjarri që përfshiu të shtuënën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar. Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent.

Kamera e ABC News u fut në pallatin 5-katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente.

Zjarri nuk ka kyrsyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.

Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara.

Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën. Ata janë të tronditur nga çfarë shohin.

Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat.

Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elelemin bazë që është uji.

Banorët dhe të afërmit e tyre thonë se fatkeqësia e tyre mund të ishte më e vogël nëse forcat zjarrfikese do të ishin të organizuara dhe mjetet të kontrolluara më parë.

Siç duket çdo gjë ka qenë kaotike në momentin që janë lajmëruar për një emergjencë.

“Zjarrfikëset nuk kishin ujë. Të gjitha zjarrfikëset që erdhën nga rrethet nuk kishin ujë”, tha një prej banorëve.

Hapi i radhës nga autoritet është kryerja e vlerësimit të këtij objekti.  Dëme janë të dukshme dhe të mëdha, siç thotë edhe Avni Myrte, specialist i emergjencave ne bashkine e Pogradecit.

“Është duke u punuar për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar në këtë pallat. Vendimi i qeverisë parashikon që vetëm 50 %  e dëmit dëmshpërblehet ndërsa 50 % nga vetë i dëmtuari”, tha Myrte.

Zyrtari i Bashkisë tregoi edhe si do të veprohet me dëmshpërblimin e familjeve të këtij pallati./abcnews.al

zjarr-karburanti.jpg
nev ila19:40 | 26/12/2019

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” dhe shkak është bërë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Policia e zjarrfikësja kanë arritur në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Lajmi në përditësim…./abcnews.al

makina-e-djegur-ewlbasan.jpeg
nev ila22:11 | 25/12/2019

Digjet automjeti i ish-shefit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, njoftohet se i është vënë flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

 

ABC News ka mësuar se makina e Kasit, ka qenë e parkuar rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Kasi ka qenë Shef i Policisë në Burgun e Peqinit, ndërsa aktualisht mban postin e Shefit të Policisë në Paraburgimin e Bradasheshit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka administruar provat e para, mes të cilave edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugë, dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Nga të dhënat më të fundit njoftohet se, djegia e mjetit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Kasi. /abcnews.al

WhatsApp-Video-2019-10-30-at-13.58.16.mp4_snapshot_00.00-1.jpg
ent ela14:01 | 30/10/2019

Dy vatra të reja zjarri janë aktivizuar sot në masivet pyjore të Nikolices në Devoll. Gazetarja e ABC neës Daniela Zisi raporton se vatra më e madhe është fikur, por gjatë paradites flakët janë përhapur në dy zona të tjera. Flakët nuk janë intensive dhe në terren po punohet për të mbajtur situatën nën kontroll.

Zjarri, i cili vijon prej katër ditësh ka shkrumbuar rreth 50 ha pyll me pisha, dushk dhe bimësi të ulët. Zjarrvënia u konsiderua e qëllimshme, por deri tani nuk ka persona të ndaluar nga policia. /abcnews.al

zjarri-1280x695.jpg
ent ela15:08 | 29/10/2019

Edhe pas tri ditësh zjarri në Bulqizë vazhdon. Flakët kanë avancuar shumë në pjesën perëndimore  drejt Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare.

Vendorët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë, ose nga ajri  pasi terreni është shumë i vështirë për zjarrfikëset.

Punonjësit e bashkisë të Bulqizës dhe ata të Pyjores janë duke punuar për shuarjen e tij që prej tri ditësh. Por duket e pamundur që situata të vihet nën kontroll për shkak të erës e cila ndihmon flakët. /ABC news Albania 24/7

ZJARR-NE-DEVOLL-MBULIM-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela08:42 | 28/10/2019

Zjarri masiv në pyjet e Nikolicës së Devollit po vazhdon me ritme të shpejta dhe vendorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Për zjarrfikëset puna është e bërë e vështirë për shkak të terrenit malor. Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, flakët janë intensive dhe rrezikojnë të përhapen edhe në pyllin e Kozelit.

Deri tani janë shkrumbuar 20 ha me pisha në zonën e mbrojtur dhe 30 ha kullota dhe bimësi e ulët. Gjatë natës punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit janë përpjekur të mbajnë flakët nën kontroll.

Sipërfaqja e djegur nga flakët llogaritet në disa hektarë. Mbrëmë u tha që në vendin e ngjarjes do të shkonin dhe forcat e ushtrisë të batalionit të Drenovës, por situata është jashtë kontrollit. Sipas burimeve nga emergjencat civile, flakët e zjarrit janë përhapur në një gjatësi lineare prej 1.5 kilometrash në brendësi të pyllit me pisha. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono