zjarrfikese

zjarri.jpg
G. P.19:11 | 24/08/2018

Pas disa orësh operacion nga Forcat e Ushtrisë dhe ato Zjarrfikëse, është vënë nën kontroll zjarri në pyllin e Semanit në Fier. Besohet që nga momenti kur ra zjarri mesditën e së enjtes e deri në orët e pasdites së kësaj të premteje janë djegur 20 hektarë me pisha dhe shkurre.

Por megjithatë forcat vazhdojnë të qëndrojnë në terren për të shuar plotësisht vatrat.

Ato u rikativizuan mëngjesin e sotëm dhe për këtë u angazhuan 40 forca të Ushtrisë përveç zjarrfikësve që kishin mbërritur jo vetëm nga Bashkia e Fierit, por edhe nga bashkitë Patos dhe Ballsh.

Sipas drejtuesve të operacionit nga puna e bërë deri tani, zjarri nuk mund të përhapet në sipërfaqe më të gjerë, pasi flakët janë lokalizuar. Por do të vazhdojë puna për të shuar plotësisht vatrat me qëllim që të mos rikativizohen.

“Aktualisht ekzistojnë disa vatra të vogla. Kemi punuar me sistemin e ujit dhe me lopata duke bërë izolimin e vatrave. Sot ka ardhur në ndihmë edhe reparti ushtarak i Poshnjes. Po punojmë me të tëra kapacitetet që të bëjmë të mundur përfundimin e zjarrit, që mos të  jetë i vazhdueshëm në vazhdimësi”, tha ndërkohë Zija Hyka, komandant i zjarrfikësve Fier.

/abcnews.al

fabrika.jpg
G. P.15:40 | 23/04/2018

Një ditë pas zjarrit të rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar, hetimet po vijojnë tashmë edhe nga Prokuroria e kryeqytetit. Të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër.

I fikur një dite më parë, përsëri zjarri i rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit riaktivizohet herë pas here.

Për këtë arsye shërbimi zjarrfikës vijon të jetë i pranishëm me dy mjete, ndërsa me sy të lirë mund të shikosh shkrumbimim total të fabrikës, ku ishin të punësuar më shumë se 150 persona.

Fatmirësisht, biznesi ngjitur më të dhe një pikë karburanti, mundën të shpëtonin nga flakët që përpinë të gjithë fabrikën për disa orë.

Banorët e zonës tregojnë tmerrin dhe erën e keqe që u përhap në zonën e Kasharit, fare pranë kryeqytetit. 

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm.

Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar një pretendim të tillë.

Punonjësit e sigurisë gjatë deklarimeve të tyre theksuar se zjarri fillimisht nisi nga mesi i fabrikës. Një ditë më parë, drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se firma e riciklimit të mbetjeve ishte gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë për mbrojtje nga zjarri./abcnews.al

erion-veliaj12-1280x663.jpg
G. P.15:31 | 13/03/2018

Për një përgjigje më të shpejtë ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës do të nisë rehabilitimin e disa prej stacioneve të zjarrfikësve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur gjatë dorëzimit të pajisjeve të reja repartit të zjarrfikësve.

Uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse të reja. Një kontribut i qeverisë turke për shërbimin zjarrfikës të Tiranës. Falë përmirësimit të kushteve deklaroi kryetari i bashkisë së kryeqytetit në ceremoninë e dorëzimit të paisjeve, menaxhimi i rasteve të zjarrit do të jetë më i lehtë. Megjithatë, Erion Veliaj kërkoi ndihmën e qytetarëve.

Erion Veliaj: “Shpresoj që e kemi bërë punën pak më të lehtë falë kësaj ndihme dhe do të thosha që me mjetet e reja do kemi mundësi që, siç përballuam dimrin me sukses, të përballojmë me sukses edhe stinën e verës. Do të na duhet një ushtri me 10 mijë zjarrfikës që të trokasin në çdo derë. Kjo do të thotë se na duhet ndihma e publikut. Çdo qytetar që e di që ka një fqinj të sëmurë, që është i pamundur, i braktisur, duhet të ndihmojë. Dhe siç kemi pasur përkrahjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve, do të vazhdojmë ta kërkojmë edhe në muajt në vazhdim për t’u siguruar që kemi sot një situatë ku sinjalistika na vjen nga çdo shkallë pallati, nga çdo administrator, dhe nga çdo komshi dhe fqinj i mirë”.

Ndërkohë, bashkia do të nisë rehablitimin e disa prej stacioneve të shërbimit zjarrfikës në zona të ndryshme të qytetit.

Erion Veliaj: “Më vjen mirë që sot kemi rritur standardin. Do të fillojmë tani me rehabilitimin e disa stacioneve të tjera që të jenë pak a shumë në të njëjtën gjendje”.

Pas ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Veliaj, përfaqësuesit e ambasadës turke dhe të TIKA-s në Tiranë morën pjesë në mbjelljen e 250 pemëve përgjatë Unazës së Madhe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono