zjarret

zjarre-Vlore-1280x715.jpg
nev ila15:50 | 14/08/2019

Zjarrfikëset në Vlorë janë në gatishmëri për sa i përket zjarreve. Zonat me më shumë rrisk janë ajo e Llogorasë dhe Pylli i Sodës.

Më shumë se 35 vatra zjarri u ndezën vetëm këto ditët e gushtit në Vlorë.

Flakët përfshinë kryesisht sipërfaqe me ullishte dhe kullota.

Situata  mbetet alarmante edhe për shkak të temperaturave të larta.

Kastriot Dede Shef i Njësisë Operacionale të Kontrollit të Zjarreve në Vlorë tregon se ndodhen në shkallën më të lartë të sigurisë.

Problematika lidhet dhe me bombolat e gazit. Kjo kryesisht për shkak të mos kolaudimit të tyre, por edhe vjetërsisë.

Dy banesa janë shkrumbuar nga bombolat në korrik, një në fshatin Selenicë dhe një tjetër në fshatin Drashovice.  Në një nga këto ngjarje pati edhe humbje jete.

Aktualisht janë 29 forca zjarrfikëse në gatishmëri, dhe 6 automjete zjarrfikëse, nga të cilat dy me shërbim 24 orësh në zonën e Llogorasë, në pyllin e sodës, dy nga zonat më problematike dhe me risk të lartë./ABC News Albania 24/7

ZJARII-1280x718.jpg
Sej rie16:45 | 09/08/2019

Në këto ditë të nxehta nuk mungojnë as zjarret në zona pyjore. Mjetet dhe efektivët zjarrfikës janë ndër ta që sakrifikojnë deri edhe jetën, duke luftuar me flakët. ABC News ndoqi një skuadër të shërbimit zjarrfikës të Tiranës, gjatë një operacioni në malin e Dajtit.

Kjo mbledhje zhvillohet çdo mëngjes në drejtorinë e zjarrfikëses së Tiranës.

Kreu i institucionit Shkëlqim Goxhaj kërkon përqendrim maksimal nga vartësit e tij, pasi Gushti cilësohet si muaji i zjarreve dhe Dajti ka numrin më të lartë të tyre.

Fjalën  e drejtorit e ndërpret një telefonatë në sallën operative. Raportohet për një zjarr në zonën e Priskës afër malit të Dajtit.

Mbledhja merr fund aty. Alarmit i përgjigjet menjëherë një patrullë zjarrfikëse.

Trafik i rënduar, automjete që nuk i japin përparësi zjarrfikëses dhe rrugë të ngushta, janë disa nga sfidat me te cilat përballen në çdo aksion punonjësit zjarrfikës.

Shkallës së vështirësisë i shtohet edhe terreni i thyer ku u raportua për rënie zjarri në malin e Dajtit.

Pas më shumë se 20 minutash mbërrijmë në destinacion.

Zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha, por rrezikonte të përhapej në pjesën tjetër të zonës me shkurre e kullota.

Dyshohet se flaket ishin shkaktuar nga dora e njeriut siç ka ndodhur zakonisht vitet e fundit në pyjet dhe kullotat e vendit.

Për Kaso Ahmetajn, një zjarrfikës me eksperiencë, situata të tilla ndodhin pothuajse çdo ditë.

Ndërsa kolegu i tij Idajet Osmani, nuk harron të përmende ndihmën nga vullnetaret dhe banoret e zonës, kur rrugët bëjnë të pamundur kalimin e mjeteve zjarrfikëse./ABC News Albania 24/7

portugal_fire_afp_000_1iz1aj.jpg
ent ela11:30 | 22/07/2019

20 të plagosur dhe 1700 zjarrfikës të impenjuar në terren, si pasojë e zjarreve  që kanë përfshirë zona të tëra në qendër dhe në jug të portugalisë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Me qindra zjarrfikës punojnë pa pushim në Portugali, ku flakët po shkatërrojnë zona të mëdha në qendër të vendit. Rajoni maloi Kastelo Branko është përfshirë që nga e shtuna nga zjarre dhe erëra të forta, të cilat së bashku me thatësirën dhe temperaturat deri në 35 gradë, vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Njerëzit e përfshirë në operacionet e shpëtimit janë të paktën 1.700. Zjarret kanë shkaktuar deri tani 20 të plagosur, tetë zjarrfikës dhe 12 civilë, sipas të dhënave të ministrisë së brendshme në vend. Një civil i plagosur rëndë u nis për në Lisbonë me helikopter, ndërsa mes të shtunës dhe të dielës shumë fshatra janë boshatisur si masë paraprake, teksa flakët kishin mbërritur pranë disa banesave të izoluara.

Për shkakun e zjarreve kanë nisur dhe hetimet për të verifikuar se nuk kanë qenë të qëllimshme. Por ministri i brendshëm portugez u shpreh se ishte e çuditshme që pesë zjarre të mëdha të kenë nisur pothuajse njëkohësisht në zona pranë njëra tjetrës. Ndërsa Presidenti i vendit u solidarizua me qindra zjarrfikësit që punojnë në terren. Në gjashtë rajone të qendrës dhe Jugut në Portugali është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve. /ABC News Albania 24/7 

 

ALARMI-PER-ZJARRET-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.51-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 06/04/2019

Mbi 60 raste zjarresh u regjistruan gjatë marsit në qarkun e Durrësit. Prefekti Roland Nasto e konsideroi të pazakontë këtë situatë duke paralajmëruar se gjendja do të vështirësohet në verë. Ai deklaroi në mbledhjen e shtabit të emergjencave se ende nuk është identifikuar një zjarrvënës dhe nuk ka bashkëpunim mes institucioneve vendore.

Situata e pazakontë me zjarret mblodhi në një takim urgjent shtabin e emergjencës me prefektin e qarkut të Durrësit Roland Nasto.

Rastet e regjistruara në këtë zonë prefekti i cilësoi të qëllimshme. Nasto tha se policia ende nuk ka identifikuar një autor të zjarrvënieve.

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto: Situatë e pazakontë, policia ka nuk identifikuar asnjë autor.

Pretendimet e ngritura nga prefekti Nasto për neglizhencë u kundërshtuan nga shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro.

Ai tha se kjo ndodh për shkak se krerët e njësive administrative nuk bashkëpunojnë me policinë për të infomuar për çdo person të dyshimtë që lëviz në pyll.

Sajmir Duro shefi komisariatit Durrës: Rojet e pyjeve nuk tregojnë për personat e dyshimtë që lëvizin në pyll dhe duhen arrestuar.

Ndërsa shefi i zjarrfikses në Krujë Altin Shullazi thotë se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me inistitucionet.

‘Flasim vetëm privatisht”.

Për të përballuar zjarrin gjatë verës Kruja ka në dispozicion vetëm një zjarrfikëse, prodhim i viteve 70.

“Kam vetëm një mjet, nuk ia dalim dot”.

Në muajin Mars në qarkun e Durrësit janë kryer mbi 60 ndërhyrje operacionale kryesisht në pyje, kullota, banesa dhe automjete. Thuajse në të gjitha rastet zjarret sipas shtabit të emergjencës është shkaktuar nga dora e njeriut, duke sjellë pasoja të rënda  si në mjedis ashtu edhe në ekonomi. /abcnews.al

Olta-Xhacka-zjarret.jpg
ent ela15:06 | 01/04/2019

Në një deklaratë për median, ditën e sotme, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka vënë theksin te situata aktuale e zjarreve në vend. Sipas Xhaçkës, zjarret janë të qëllimshme, duke i cilësuar këto veprime si akte kriminale dhe vandale.

“Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi”, theksoi ajo.

Ministrja Xhaçka u shpreh se, në krahasim me vitin e kaluar, nuk ka patur zjarre të këtyre përmasave dhe kaq të shumta në numër. Pavarësisht se kushtet atmosferike kanë qenë të njëjta, sipas saj ky është një fakt që bën të mendosh për zjarrvënien e qëllimshme.

Unë dua t’ju jap sot disa fakte që edhe media, por edhe qytetarët të kuptojnë më mirë përse e quaj këtë një situatë të pazakontë.

Gjatë muajit Mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq.

Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme. Dhe sado të kthehesh mbrapsht në vite nuk mund të gjesh një vit tjetër me këtë frekuencë zjarresh”, u shpreh në deklaratën e saj Xhaçka./abcnews.al

Cako-zjarret-1280x830.jpg
G. P.13:41 | 25/03/2019

Stina e pranverës si asnjëherë më parë është hasur me një situatë të pazakontë sa i përket fenomenit të zjarreve, ku gjatë javëve të fundit janë shënuar disa vatra. Duke marrë shkas nga kjo, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako doli në një deklaratë ku theksoi se:

Prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  169 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis”.

Ndër të tjera kreu i Emergjencave Civile theksoi se zjarret janë të qëllimshme, duke iu bërë apel edhe drejtuesve vendorë që të marrin masa dhe të respektojnë ligjin.

“Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut. Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile” , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale”, tha Çako .

Haki Çako deklaroi gjithashtu se qytetarët dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, duhet të sensibilizohen dhe të njoftojnë menjëherë instancat përkatëse kur konstatojnë vatra zjarri./abcnews.al

merlin_146992608_26416d5c-1ba0-4c4b-b107-0268aae0b0f5-superJumbo-1280x854.jpg
ent ela10:45 | 18/11/2018

Bëhet gjithnjë e më tragjik bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Janë 76 personat që kanë humbur jetën dhe 1300 ata që janë shpallur të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se askush nuk mendonte se një gjë e tillë mund të ndodhte

Janë të paktën 76 viktimat dhe 1300 personat e shpallur të zhdukur, si pasojë e zjarrecve që prej ditësh kanë shkatërruar veriun e Kalifornisë. Por bilanci është ende i përkohshëm. Lajmi është konfirmuar nga sherifi I kontesë But, Kori Honea, i cili ka saktësuar dhe njëherë numrin e personave që kanë shpallur të zhdukur dhe që tashmë janë identifikuar. Zjarret që nga data 8 nëntor janë shkatërruar deri tani 600 kilometra katrorë dhe 10 mijë banesa. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë 55 për qind të zjarrit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u shpreh shumë i trishtuar teksa shihte shkatërrimin nga zjarret duke thënë se askush nuk mendonte se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur. Duke vizituar një prej komutitetve totalisht të shkatërruara nga zjarri, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se përsa i përket viktimave në njerëz, ende askush nuk di gjë me siguri. Kjo pasi ka ende shumë persona që rezultojnë të zhdukur. Tramp në vizitën e tij shoqërohej nga guvernatori në largim i Kalifornisë Xherri Braun dhe ai i sapo zgjedhur Gevin Njusom, të dy demokratë. /abcnews.al

p06rx3ty.jpg
ent ela09:57 | 16/11/2018

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Të vdekurit janë 63, ndërsa numri i të zhdukurve është mbi 600 persona. Kjo është konfirmuar nga autoritetet amerikane. Presidenti Donald Trump të shtunën do të fluturojë në Kaliforni për të takuar kom  unitetet e goditura nga zjarret që po shkatërrojnë shtetin amerikan prej disa ditësh. Pjesa më e madhe e viktimave janë identifikuar por pritet edhe testi i ADN-së për të marrë konfirmimin. Zjarri vijon të përparojë dhe deri tani vetëm 35% e tij është nën kontroll. Flakët kanë shkatërruar 8650 banesa dhe 106 rezidenca. Qindra mijëra persona janë evakuuar.

Zjarret në Kaliforni kanë shkatërruar edhe 83% të parkut federal në Los Anxhelos. Ky park ka një hapësirë prej mbi 60 mijë hektarësh, dhe shtrihet nga “Hollywood Hills” në “Point Mugu. Është parku kombëtar urban më i madh me 35 milionë vizitues të përvitshëm dhe në të janë xhiruar shumë filma dhe seriale. Mes strukturave të shkatërruara nga zjarri janë dhe disa sete kinematografike.

Kalifornia vijon të digjet dhe shkollat janë mbyllur në San Francisko, Sakramento dhe Oaklan për shkak të cilësisë së ulët e ajrit. Tymi i zjarreve po ndot ajrin në disa qytete të mëdha, duke detyruar autoritetet e San Françiskos të pezullojnë edhe shërbimet e argëtimit në qytet. /abcnews.al

ZJARRI-KALIFORNI-2-1280x668.jpg
ent ela14:16 | 14/11/2018

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga zjarret që po shkatërrojnë Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht 50 persona kanë humbur jetën, por kjo shifër mund të rëndohet dhe më tej pasi ka shumë të zhdukur. Ndërkohë, zjarrëfikësit vijojnë betejën për shuarjen e flakëve.

Është rritur në 50 bilanci I viktimave të zjarrëve që po shkatërrojnë Kaliforninë: kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare. Për momentin numërohen 48 të vdekur të shkaktuar nga zjarri i pagëzuar “Camp Fire”, në veri të Shtetit, dhe dy të tjerë nga “Woolsey Fire” më në jug në kontenë e Los Anxhelos. Sherifi i Kontesë Butty, Kory L. Honea ka bërë me dije se ka kërkuar 100 anëtarë të personelit të Gardës Kombëtare që të ndihmojnë ekipet e shpëtimit në kërkimin për të zhdukurit. Zjarret deri tani kanë djegur 52600 hektarë dhe konsiderohen si më shkatërruesit dhe vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë. Autoritetet po kërkojnë akoma për viktima të tjera nga flakët që kanë goditur në veçanti qytetin Paradise. Janë të shumtë familjarët që nuk kanë marrë asnjë lajm nga të afërmit e tyre apo miqtë. Më shumë se 5 mijë zjarrëfikës janë angazhuar në luftimin e flakëve që kanë goditur një zonë me rreth 505 kilometra katrorë, duke shkatërruar 7700 shtëpi. Zjarret kanë lënë 52000 persona të pastrehë. /abcnews.al

merlin_146605368_cbfa60b0-ea60-4a70-852e-1b233cdda2a1-articleLarge.jpg
ent ela11:54 | 13/11/2018

Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar 44 viktima, ndërsa më shumë se 250 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre. Zjarret që kanë nisur të enjten e kaluar kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë pyje, dhe me qindra ndërtesa.

Shkon në 44 numri i viktimave të zjarreve në pyje që kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të Kalifornisë. Autoritetet amerikane konfirmuan se ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e shtetit amerikan. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka përshpejtuar shpalljen e deklaratës për një tragjedi të rëndë për Kaliforninë.

Janë më shumë se 250 mijë personat që kanë marrë urdhër evakuimi në një rajon të gjerë pranë Sakramentos si dhe në Malibu. Zjarrfikësit bëjnë të ditur se po përgatiten për rikthimin e erërave të forta, të nxehta dhe të thata, të cilat mund të favorizojnë dhe më shumë përhapjen e zjarreve. Që nga dita e enjte, zinxhiri i zjarreve ka shkrumbuar më shumë se 40 mijë hektarë, ka shkatërruar qindra ndërtesa, dhe që nga e hëna është arritur të shuhet vetëm 20 për qind e tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono