zjarre

w1240-p16x9-Cielo-rojo-australia-.jpg
in a07:25 | 02/02/2020

Më shumë se 35 000 hektarë janë dëmtuar për shkak të zjarrit i cili doli jashtë kontrollit dhe vazhdon të djegë zonën pranë kryeqytetit, Canberra.

Sipas autoriteteve zjarri në parkun kombëtar Namadgi, që ndodhet midis Canberras dhe New South Wales, aktualisht po kërcënon shtëpitë në periferitë jugore të kryeqytetit.

Zjarret kanë djegur tashmë 15% të sipërfaqes totale të territorit të kryeqytetit. Gjithashtu një autostradë kryesore jashtë Canberras është mbyllur si pasojë e zjarreve.

unnamed-2.jpg
nev ila16:42 | 31/01/2020

Zjarret vijojnë të jenë një shqetësim për Australinë, ku si pasojë janë djegur  11 milionë hektarë tokë të djegur dhe miliona kafshë të ngordhura.

Këtë të premte autoritetet e Kryeqytetit të Australisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret janë zgjeruar në jug të Kanberas. Zjarret më të mëdha në jug të kryeqytetit australian janë duke djegur më shumë se 18,500 hektarë.

Banorët e këtyre zonave kanë paralajmëruar se mund të evakuohen në çdo moment. Gjatë muajve të funditKanbera është duke u përballur me zjarret më të këqija prej vitit 2003.

Australia është duke u përballur me krizë të zjarreve nga muaji shtator i vitit të kaluar. Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe./abcnews.al

ap20023197889336.jpg
So Nila09:29 | 23/01/2020

Tre persona kanë humbur jetën në Australi si pasojë e rrëzimit të avionit zjarrfikës, në luftën kundër zjarreve që po shkatërrojnë Australinë që nga shtatori.

Mediat ndërko,mbëtare bëjnë me dije se viktimat janë anëtarët e ekuipazhit të cilët fatkeqësisht nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Pas rrëzimit të C-130 Hercules kompania kanadeze ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet e saj drejt shteteve Australiane. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e rrëzimit të avionit.

Si pasojë e zjarreve shkatërruese që përfshinë Australinë muajt e fundit kanë humbur jetën  32 persona, së bashku me të paktën një miliardë kafshë./abcnews.al

190709135026-01-unesco-world-heritage-budj-bim-cultural-landscape-exlarge-169.jpg
So Nila12:30 | 22/01/2020

Kanale të gjera uji të ndërtuara nga australianë autoktonë mijëra vite më parë janë zbuluar pas zjarreve në shtetin e Victoria .

Peisazhi Kulturor Budj Bim, i përbërë nga kanale dhe diga të ndërtuara nga shkëmbinj vullkanikë, është një nga sistemet më të gjera dhe më të vjetra të kulturës në botë, sipas UNESCO . E ndërtuar nga njerëzit e Gunditjmara më shumë se 6.600 vitemë parë, është më e vjetër se piramidat e Egjiptit, raporton abcnews.al

Ndërsa sistemi ujor ishte i njohur për arkeologët – ai u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s korrikun e kaluar – seksione shtesë u zbuluan nga zjarret që kanë kaluar përmes shtetit Victoria në dhjetor.

Përfaqësuesi i Gunditjmara Denis Rose, menaxher i projektit në grupin jofitimprurës Gunditj Mirring  tha për  CNN  : “Kur u kthyem në zonë, gjetëm një kanal të fshehur.  Ishte rreth 25 metra (82 këmbë),një madhësi mjaft e konsiderueshme,” tha Rose.

Ai tha se struktura të tjera të reja që ngjasojnë me kanale dhe pellgje tani ishin të dukshme në peizazhin e djegur. “Ishte një surprizë që zjarret e zbuluan,” shtoi ai.

Sipas faqes së internetit të Korporatës Aboriginal – e cila është pjesë e Parkut Kombëtar Budj Bim – sistemi ujor u ndërtua nga popullsia indigjene duke përdorur shkëmbinjtë e bollshëm vullkanikë nga një vullkan tani i përgjumur në atë zonë.

UNESCO tha që njerëzit e Gunditjmara përdornin sistemin për të ridrejtuar dhe modifikuar rrugët ujore .

 

“Peisazhi Kulturor Budj Bim ruan një dëshmi të jashtëzakonshme për traditat kulturore, njohuritë, praktikat dhe zgjuarsinë e Gunditjmara,”

Zjarri pranë parkut kombëtar u shkaktua nga një goditje rrufeje në fund të dhjetorit, e cila u përhap në rreth 790 hektarë (3 kilometra katror), tha Mark Mellington, menaxher i rrethit për Menaxhimin e Zjarreve në Victoria.

Për të mbrojtur trashëgiminë botërore, zjarrfikësit punuan me grupet lokale për të identifikuar vendet me rëndësi kulturore duke përdorur disa teknika të veçanta.

“Këto veprime parandaluan që zjarri të përhapej përtej linjave të kontrollit duke mbrojtur kështu vendet kulturore nga dëmtimi,” shtoi ai.

Gunditjmara ishte një nga disa grupe njerëzish indigjenë që banonin në pjesët jugore të shtetit të sotëm të Victoria . Popullsia e saj besohej të ishte në mijëra vetë para viteve 1800, por u zvogëlua në mënyrë të konsiderueshme pasi mbërritën evropianët, raporton abcnews.al

Rose tha se ai ishte i lehtësuar që zjarret nuk shkaktuan shumë dëme në rajon në krahasim me pjesët e tjera të Australisë .

“Gjatë javëve të ardhshme, ne po shpresojmë të bëjmë një studim gjithëpërfshirës të trashëgimisë kulturore për të kontrolluar zonat që nuk janë regjistruar më parë,” tha ai./Përshtati në shqip:abcnews.al

collage-23.jpg
So Nila09:54 | 22/01/2020

Australia  është përballur me zjarre ekstreme , përmbytje dhe breshër gjatë këtij viti. Tani ekspertët po paralajmërojnë njerëzit që të kujdesen për merimangat vdekjeprurëse .

Në rajonet pyjore me lagështi të Australisë lindore, disa specie merimangash janë të njohura për helmin e tyre shumë toksik dhe që veprojnë shumë shpejtë.

Të Mërkurën, Parku Australian i Reptileve – me qendër në Somersby, në shtetin e New South Wales – tha se rreziku ndaj këtyre specieve është rritur ndjeshëm.

 

“Për shkak të rreshjeve dhe ditëve të nxehta që ne kemi kaluar merimangat do të fillojnë të lëvizin,” tha zëdhënësi i parkut Daniel Rumsey në një video të postuar në Facebook .

Këto specie janë potencialisht një nga merimangat më të rrezikshme në planet dhe ne duhet t’i marim shumë seriozisht.”

“Helmi i tyre është goxha toksik dhe mund të vrasë dikë,” tha ai dhe ato mund të shkojnë në shtëpitë e njerëzve nga toka ose nga çatia”./abcnews.al

5e203268b787a632cb628ae3.jpg
So Nila11:53 | 17/01/2020

Australia pas betejës së kohëve të fundit me zjaarret duket se shiu i ditëve të fundit ka rikthyer shpresën për normalitet.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Australinë Lindore për të dytën ditë radhazi, kanë sjellë pak çlirim pas krizës së zjarreve që zgjati prej muajsh, por me dhjetëra vatra zjarri mbeten ende jashtë kontrollit.

Moti me shi ka ndihmuar zjarrfikësit e stërlodhur në luftën me flakët që janë ushqyer nga ndryshimet e klimës dhe thatësira në vend. Zjarret kanë marrë 28 jetë njerëzish, kanë zhuritur hektarë të tërë pyje dhe kanë shkatërruar me mijëra shtëpi.

Ndërkohë situata vazhdon të mbetet kritike, por perspektiva e vazhdimit të motit të lagësht në zonat e Australisë lindore dhe jugore gjatë ditëve në vijim, mban gjallë shpresën. Fatmirësisht sipas parashikimit të motit rezulton se reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës në Nju Sauth Uells, duke u zgjeruar madje edhe në zonat e zjarrit më në jug të vendit.

Si pasojë e zjarreve që përfshinë Australinë kohët e fundit janë shkrumbuar rreth një miliardë kafshë ndërsa shumë habitate janë shkatërruar./abcnews.al

zjarret.jpg
ger ta07:28 | 15/01/2020

Rritja e temperaturës mesatare në Australi është rreth 1.4 gradë celcius mbi nivelet e para sezonit të zjarreve të këtij viti. Kjo tregon një ritëm më të shpejtë të ngrohjes se mesatarja globale prej 1.1 gradësh celcius.

Ekspertët paralajmërojnë se përtej një rritjeje prej 2 gradësh, pasojat e klimës do të bëhen katastrofike dhe të pakthyeshme ndërkohë që angazhimet globale për reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë, sipas marrëveshjes së Parisit, vlerësohet se e vendosin botën në trajektoren e një ngrohjeje prej 3 gradësh celcius.

Menaxhimi i tokës ka reduktuar rënien e zjarreve në shkallë globale./abcnews.al

Leonardo-DiCaprio-Donates-3-Million-For-Australia-Wildfire-Relief.jpg
So Nila15:10 | 10/01/2020

Nëse në fillim qëndrimi i tij ishte më shumë simbolik se konkret, tani Leonardo DiCaprio ka vendosur të bëjë diçka serioze për të ndihmuara Australinë të dalë nga situata dramatike në të cilën ndodhet, për shkak të zjarreve. Ylli i Hollywood-it ka vendosur të japë 3 milion dollarë (rreth 4.5 milion dollarë australianë) për Australian Wildfire Fund.

Donacioni është njoftuar me një postim në Instagram dhe ka për qëllim të ‘asistojë në lëvizjet kundërzjarrit në New South Wales, dhe të ndihmojë banorët e zonës së goditur nga zjarret, si dhe në rikuperimin e faunës së egër dhe ekosistemit’.

Në të njëjtën kohë DiCaprio është i vetëdijshëm, që pavarësisht kontributit të tij, ky aksion nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin dhe fton të gjithë të japin sa të mundin për të dhënë kontributin e tyre, për të rimëkëmbur këtë zonë./abcnews.al

Capture-49.jpg
So Nila14:32 | 10/01/2020

Në një kohë kur Australia është përfshirë nga flakët dhe e gjithë bota është angazhuar për ta ndihmuar, një qytezë e vogël bregdetare është përfshirë nga kriza e birrës. Për ta zgjidhur këtë e për t’i ardhur në ndihmë qytezës Malakuta (Mallacoota) në shtetin Viktora, Marina e Australisë është angazhuar maksimalisht.

Për shkak të zjarreve masive, të gjitha rrugët që lidhin me qytezën e vogël janë bllokuar që prej 1 janarit, duke shkatërruar shtëpi dhe makina. Banorët kanë mbetur të izoluar dhe në pakot me ndihma që i janë dërguar nuk mund të mungonte birra. Në fakt janë 3000 litra nga pija e tyre e dashur, që u ngarkuan të enjten në anijen ushtarake australiane HMAS Choules, që dërgoi ndihma nga deti.

“Pabi është në zemër të këtyre komuniteteve dhe pas asaj që kanë hequr banorët dhe zjarrfikësit në Malakuta, është më e pakta që mund të bëjmë”, tha Peter Filipovic, CEO i një kompanie lokale të prodhimit të birrës, “Carlton & United Breweries”.

Carlton & United Breweries premtuan gjithashtu 1 milion dollarë australianë (686,000 dollarë) për lehtësimin e katastrofës nga zjarret.

Një zëdhënës i Forcave së Mbrojtjes Australiane tha për CNN se “ata e pranojnë se ky furnizim do të ndikojë pozitivisht në moralin e komunitetit” .

Zjarret kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme prej disa muajsh tashmë në Australi. Deri tani kanë humbur jetën 27 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë./abcnews.al

 

zjarre.jpg
So Nila15:27 | 09/01/2020

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

“Nëse merrni udhëzime për t’u larguar, atëherë duhet të largoheni”, tha Andrews në një konferencë televizive.

“Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj”, tha ai.

Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz janë vrarë nga zjarret.

Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njejtë me madhësinë e Koresë së Jugut.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme.

Agjencia e motit njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë se këtë muaj do të ketë reshje të shiut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono