zjarr

per-eden.jpg
gra moz08:47 | 12/06/2018

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marteje në Fier .

Sipas informacionit paraprak të policisë, mjeti tip Benz, që drejtohej nga A.A., ka marrë flakë në ecje e sipër në lagjen “1 Maji”.

Si pasojë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet./abcnews.al

furgoni.jpg
gra moz13:07 | 28/05/2018

Një furgon ka marrë flakë në ecje e sipër dhe u shkrumbua plotësisht. Për fat burrë e grua që ndodheshin në mjet shpëtuan pa dëme.

Ngjarja ndodhi në mesditë në rrugën Lushnje – Fiershegan. Drejtuesi i mjetit, Andrea Pepa dhe bashkëshortja e tij, ishin duke transportuar bukë në fshatrat përreth zonës.

Kur shpërthyen flakët në pjesën e përparme të mjetit, ata zbritën menjëherë. Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në motorin e furgonit./abcnews.al

 

 

shkode.jpg
gra moz12:20 | 15/05/2018

Një banesë private u përfshi nga flakët në qendër të Shkodrës në afërsi të Universitetit. Ajo është pronë e shtetasit Pjetër Pjetra, por në të nuk banonte njeri. Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe izoluan e fikën flakët. Dëmet materiale janë të mëdha dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

naten.jpg
gra moz21:01 | 08/05/2018

Një zjarr ka përfshirë këtë të martë një magazinë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja.

Ndërkohë po punohet për evakuimin e banorëve në banesat që ndodhen pranë magazinës si dhe për shuarjen e flakëve.

Nga zjarri, sipas policisë, nuk ka të lënduaar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit./abcnews.al

BIZNESMENIT-FIER-ZJARR-1280x720.jpg
ent ela16:11 | 04/05/2018

Një biznesmeni në lagjen 15 tetori në Fier, i vunë zjarrin në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve të tij.  Zjarrvënia dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të Saliajt për një biznes dhe një truall.

Shtëpia e një biznesmeni në Fier u përfshi nga një zjarr i qëllimshëm. Fëmijët e tij shpëtuan pasi nga ballkoni i tyre kaluan në ballkonin e fqinjit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen 15 Tetori.

Autorët kanë përdorur 5 litra benzine poshtë derës së banesës së Ilirjan Saliajt. Më pas i kanë vënë flakën.

U desh ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikseve që flakët të mos përfshinin gjithë shtëpinë, por dëmet materiale janë të mëdha.

Zyrtarisht nuk dihen shkaqet, por policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me konfliktet që Ilirjan Saliaj ka në lidhje me një supermarket.

Po ashtu biznesmeni ka konflikte me persona të tjerë edhe për një truall.

Ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorët e zjarrvënies. Vetë biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk ka treguar për ndonjë të dyshuar.

Në lidhje me personin me të cilin kanë administruar supermarketin për shkak se falimentuan të dy kanë pretendime ndaj njëri tjetrin për një shumë të madhe lekësh, rreth 150 milion lekë të vjetra.

/abcnews.al

plumba-mbi-ciftin.jpg
gra moz21:42 | 25/04/2018

Një burrë u vra, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur nga të shtenat me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në Kamëz. Viktima është Agim Buci, 52 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugen “OSBE”, ku çifti i bashkëshortëve është plagosur në dyqanin e tyre.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në gjoks. Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dhënat e deritanishme flasin për 2 autorë të kësaj ngjarje, që janë ende të paidentifikuar.

Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës si dhe vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit./abcnews.al

shtepia.jpg
gra moz08:52 | 20/04/2018

Një grua ka humbur jetën pasi shpërtheu zjarri në një shtëpi për personat me aftësi të kufizuar për të mësuar në Londër.

Shpërthimi ndodhi në Connington Crescent, Chingford, në veri të Londrës pak orë pas mesnate. Tetë banorë të shtëpisë dhe katër kujdestarë arritën të largoheshin nga ndërtesa 3-katëshe para se të vinin zjarrfikësit.

Sipas BBC, mjekët u munduan t’i shpëtojnë jetën gruas, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Nuk dihet nëse ajo ishte një banore apo kujdestare.

Mësohet se ishin më shumë se 70 zjarrfikës që u munduan të fikin flakët. Autoritetet bëjnë të ditur se shtëpia e djegur shërbente për personat me aftësi të kufizuar në të mësuar siç janë ata me autizëm./abcnews.al

australia.jpg
gra moz08:32 | 17/04/2018

Tre persona humbën jetën pasi një shtëpi u përfshi nga flakët pas një shpërthimi në Australi. Autoritetet gjetën trupat e pajetë të dy femrave dhe një burri në Brisbane, herët këtë të martë.

Sipas BBC, fqinjët telefonuan policinë pasi dëgjuan një shpërthim të fortë. Ndërkohë, inspektori i policisë, Dan Bragg, tha se nuk është përcaktuar përfundimisht shkak që shpërtheu zjarri. Gjithashtu, ai tha se po e hetojnë rastin si të dyshimtë. Fqinjët kanë raportuar për të bërtituara para se të ndodhte incidenti, tha ai.

“Do të kryhet sa më shpejt një hetim i imtësisësh dhe ne shpresojmë që të zbulojmë të vërtetën sa më shpejt. Janë dëgjuar ulërima që kërkonin ndihmë, por se nga vinte zhurma, do të zbulohet plotësisht në vijim”, tha Bragg.

Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe evakuuan të gjithë banorët që jetonin afër shtëpisë në flakë./abcnews.al

flake-durres.jpg
gra moz11:29 | 16/04/2018

Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar plotësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht në momentin aty nuk ndodhej asnjë njeri.

Ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar djegien e kuzhinës së banesës.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

fire-trump-tower-1280x960.jpg
ent ela11:00 | 08/04/2018

Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar një apartament në Trump Toëer në NJu Jork të Shteteve të Bashkuara. Nga kjo ngjarje një person ka humbur jetën dhe 4 zjarrëfikës u plagosën.

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në katin e 50-të të “Trump Tower” në Nju Jork. Flakët, të klasifikuara me një alarm të nivelit 4 nga 5, kanë filluar brenda një apartamenti i cili është shkatërruar plotësisht. Të plagosurit, të gjithë zjarrfikësit, nuk janë në rrezik për jetën. Ndërtesa strehon selinë e Organizatës Trump dhe, në katin e fundit, apartamentet e Presidentit amerikan.

Në zjarr ka humbur jetën, pas dërgimit në spital, personi që gjendej brenda apeartamentit të kapluar plotësisht nga flakët. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa autoritetet kanë hapur dhe një hetim. Ky ishte zjarri i dytë në 3 muaj në qiellgërvishtëse: ai i 8 janarit u shkaktua nga një keqfunksionim i impiantit të ngrohjes.

Imazhet e flakëve, tymit të zi dhe mbetjeve të ndryshme janë shfaqur menjëherë në rrjete sociale. Për këtë ngjarje është njoftuar dhe presidenti Donald Trump, i cili në atë kohë gjendej në Uashington me familjen e tij.

“Zjari në Trump Tower është shuar”, njoftoi kreu i Shtëpisë së Bardhë me anë të një mesazhi në tuitër. Por mediat ndërkombëtare shkruajnë se në ato moment, zjarrëfikësit sapo kishin filluar me punën e tyre për shuarjen e flakëve. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono