zinedine zidane
Të dhënat e Cristian Sirghi

Zidane-Real.png
Klejdi Kaimi16:58 | 20/01/2020

Real Madrid është rikthyer te fitoret dhe tashmë janë ato në krye të La Liga. Zinedine Zidane po i rikthen sërish lavdinë galaktikëve dhe sekreti i tij këtë sezon janë mesfushorët. Trajneri francez e ka kthyer repatin e mesfushës në një makineri golash, ku shpesh herë kanë qenë dhe vendimtarë.

Rasti i fundit është ai i fitores 2-1 kundër Sevillas në ‘Bernabeu’ këtë fundjavë që kaloi. Ishte mesfushori Casemiro ai që i dha 3 pikët madrilenëve, me 2 golat e shënuar nga braziliani. Mesfusha e Realit deri në këtë fazë të sezonit është në kuotën e 16 golave, ku 5 prejt tyre i ka shënuar Modric, 4 Casemiro dhe Toni Kroos, 2 nga Valverde si dhe 1 gol nga James.

Zidane ende po pret rikupreimin e plot të kolumbianit. James Rodriguez ka luajtur vetëm 13 minuta që nga 22 tetori deri në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Valencias. Përpara tetorit, James numëron 8 paraqitje, ku dhe ka shënuar golin e tij të vetëm në fitoren 4-2 kundër Granada. Mesfushori pritet të kthehet shumë dhe shpejt dhe do të jetë një as nën mëngë më shumë për Zidane. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli16:58 | 17/01/2020

Pas Superkupës është radha e kampionatit dhe Real Madrid do të presë Sevillën në shtëpi ditën e nesërme (16:00). Zinedine Zidane e ka të qartë vështirësinë e kësaj ndeshje dhe kërkon përqendrim të madh të ekipit të tij.

Trajneri francez prek edhe tema të tjera në konferencën për shtyp. Elozhet për kapitenin Ramos dhe portierin Courtois nuk mungojnë, ashtu si edhe për Raphael Varane, i cili do të luajë ndeshjen e 300-të me fanellën e “Los Blancos”. Në fund një koment për kolegun Valverden, i cili u shkarkua nga Barcelona.

SEVILLA – “Nuk duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë, duhet të vijojmë me atë që po bëjmë. Fituam Superkupën dhe nuk ka nevojë për ndryshime. Jemi në formë të mirë dhe të përgatitur. Nesër përballemi me një nga skuadrat më të mira të kampionatit, nevojitet një performancë perfekte për të fituar. Duhet të jemi të përgatitur, pasi është një ndeshje shumë e vështirë”.

KAPITENI – “Ne e dimë se çfarë karakteri ka Sergio Ramos. Ai është një shembull, është lideri ynë. Sergio është një referencë për të gjithë, një shembull për t’u ndjekur”.

VARANE – “Jam i lumtur për të, sepse e dija potencialin që kishte dhe isha i bindur që do të arrinte në këto nivele dhe shifra. Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë, nuk është pak të arrish shifrën e 300 ndeshjeve”.

VALVERDE – “Ndjej keqardhje për shkarkimin e tij, nuk është një ndjenjë e mirë. Ai është një trajner shumë i mirë dhe kam shumë respekt për të. Ne trajnerët e kemi të qartë se si funksionon kjo punë. E dimë që mjaftojnë dy humbje për t’u mbushur me kritika, më ndodhi edhe mua diçka e tillë para dy muajsh”.

COURTOIS – “Mendoj se e ka treguar që në fillim se është një portier i shkëlqyer. Ka qenë gjithmonë ndër më të mirët në botë. Ka kaluar disa momente të vështira që mund t’i ndodhin çdokujt, por ai ka vijuar të punojë dhe nuk është dorëzuar kurrë”. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli13:32 | 11/01/2020

Rikthehet derbi i Madridit dhe Zinedine Zidane shpreson të vijojë me ecurinë pozitive ndaj “armiqve” të së njëjtit qytet. Reali dhe Atletico do të përballen nesër ne Arabinë Saudite për fitimin e trofeut të Superkupës.

Finalja do të nisë në orën 19:00, teksa trajneri francez flet mbi atë që ka ndryshuar pas rikthimit të tij te “Los Blancos”, mundësinë e shkarkimit të Valverdes nga stoli i Barcelonës dhe rivalët e Atletico Madrid.

ZIDANE – “Ka momente kritike dhe të bukura pasi ke fituar shumë, kjo është normale. Çdo futbollist duhet të stërvitet çdo ditë dhe duhet të mos e humbasë kurrë durimin. 80% e skuadrës nuk ka ndryshuar pas rikthimit tim, por vetëm 20%. Unë dëgjoj shumë dhe kam pranë njerëz të mirë dhe të vlefshëm. Jam përmirësuar, ndihem një trajner dhe person më i mirë”.

VALVERDE – “Barcelona po tenton ta zëvendësojë me Xavin? Kjo është ajo që përjetojmë ne trajnerët dhe nuk do ndryshojë kurrë. Mendova se Barcelona ia doli ta fitonte ndeshjen ndaj Atleticos, por ky është futbolli dhe mund të ndodhë gjithçka”.

ATLETICO – “Çdo ndeshje ka historinë e vet. Kemi fituar dhe kemi humbur kundër tyre. Nesër do të jetë një tjetër finale, por nuk ka lidhje me finalet që kemi fituar ndaj tyre. Nuk janë të njëjta skuadra, kanë ndryshuar”. /abcnews.al

Real-Madrid-Modric.jpg
Klejdi Kaimi20:27 | 06/01/2020

Në prag të Superkupës së Spanjës trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka marë një lajm jo të mirë. Dyshja Bale-Benzema nuk do të jetë e gatshme për ndeshjen kundër Valencias.

Sulmuesi Benzema ka pësuar një goditje në këmbën e majtë në ndeshjen e fundit me Getafen. Edhe uellsiani në testet e fundit është shfaqur me një infjeksion dhe nuk është i gatshëm sipas mjekëve.

Gjithashtu edhe anësori Eden Hazard nuk do të udhëtojë me ekipin në Arabinë Saudite, ku do të zhvillohen dhe takimet e Supërkupës. Trajneri francez do të shkojë me shumë probleme në repartin e sulmit dhe me shumë mundësi ka ardhur koha për Luka Jovic. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli11:24 | 03/01/2020

Real Madrid rikthehet nesër në fushë dhe vitin 2020 e nis në transfertë kundër Getafes. Ekipi i Zinedine Zidane dëshiron ta fillojë vitin me fitore. Me datë 8 është gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës kundër Valencia dhe Hazard do të mungojë. Trajneri francez ndalet edhe te “thatësira” e sulmit në konferencën për shtyp, teksa tregon se çfarë do të thotë dështim real.

SULMI – “Nuk besoj se është problem fakti që kemi shënuar pak. Ka momente kur nuk arrin t’i konkretizosh rastet që krijon. Kjo gjë na ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit. Rëndësi ka që të vijojmë të punojmë të qetë. Lufta vazhdon gjithmonë, por rëndësi ka motivimi. Jemi mirë fizikisht dhe duam të japim më të mirën nesër”.

OBJEKTIVAT – “Nuk e quaj sezonin dështim nëse nuk arrijmë të fitojmë tituj. Dështim është të mos luftosh dhe të mos japësh maksimumin. Në fund të fundit, vetëm një skuadër ia del të fitojë titullin dhe Champions League”.

HAZARD – “Eden do të mungojë në Superkupë, kjo është 100% e sigurt. Nuk do të udhëtojë me ne në Arabinë Saudite, do të vijojë programin e tij për t’u rikuperuar plotësisht”. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli14:32 | 29/12/2019

James Rodriguez u rikthye në verë te Real Madrid pas huazimit 2-vjeçar te Bayern Munchen. Fantazisti kolumbian ishte objektivi i madh i Napolit, por akordi final nuk u arrit kurrë dhe karriera vijoi te “Los Blancos”.

Faza e parë është shoqëruar me dëmtime të shumta dhe 28-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin spanjoll, është aktivizuar gjithsej në nëntë ndeshje, aty ku ka shënuar një gol të vetëm.

Emri i tij është përfolur sërish për një largim nga Reali në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. AS raporton se Zinedine Zidane ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e lojtarit kolumbian dhe i ka kërkuar klubit të bllokojnë largimin e Rodriguez. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli16:37 | 21/12/2019

Real Madrid zhvilloi një ndeshje pozitive në “El Clasico” dhe doli i pamposhtur nga fusha e Barcelonës. Nesër është radha e ndeshjes kundër Athletic Bilbao në “Santiago Bernabeu” dhe Zinedine Zidane e ka të qartë që nuk bëhet fjalë për një duel të thjeshtë.

Trajneri francez flet rreth shumë temave në konferencën për shtyp. VAR-in e vlerëson, teksa beson se nuk do plaket në pankinë. Në fund një koment për Pep Guardiolën, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë në botë.

NDESHJA – “Një tjetër ndeshje, një tjetër rival i vështirë, një tjetër betejë. Athletic Bilbao e ka nisur mirë kampionatin dhe e dimë se çfarë na pret nesër. Jemi gati për të bërë mirë, do vendosim në fushë gjithë energjinë tonë në këtë ndeshje të fundit për këtë vit”.

VAR – “Teknologjia është e rëndësishme. Duhet të jemi të gjithë në favor të VAR-it, sepse redukton shumë gabimet. Kaq mund të them, nuk dua të komentoj më ndeshjen me Barcelonën, ajo i përket së kaluarës tani”.

SITUATA – “Nuk humbasim prej 12 ndeshjesh radhazi. Unë vazhdoj ta konsideroj veten me fat që drejtoj klubin më prestigjioz në botë. Zgjohem çdo mëngjes për të praktikuar pasionin tim më të madh. Nuk mund të kontrolloj atë që ndodh jashtë nesh, jam krenar për punën që bëj çdo ditë”.

E ARDHMJA – “Nuk e di se deri kur do të jem trajner, varet nga ndjesitë që do të kem me kalimin e kohës. Ndoshta jam një trajner ndryshe, por më intereson ajo që ndjej dhe përjetoj çdo ditë. Nuk besoj se do të jem ende trajner në moshën 60 ose 70-vjeçare”.

GUARDIOLA – “Jemi përballur shumë herë në karrierë dhe Pep është i njëjti. E respektoja shumë si futbollist, e respektoj edhe si trajner. Mendoj se është trajneri më i mirë në botë. E ka demonstruar gjithmonë këtë”. /abcnews.al

Messi-Sergio-Ramos.jpg
Vladimir Prenga10:42 | 18/12/2019

El Clasico është ndeshja e ditës. Barcelona dhe Real Madrid zbresin në fushë prej orës 20:00 në “Camp Nou” dhe do të kërkojnë të marrin tre pikët. Para kësaj ndeshjeje, Lionel Messi ka dhënë një intervistë për Marca dhe thekson se kur luajnë në shtëpi është më e vështirë me madrielenët. Ylli argjentinas komenton edhe kritikat që tekniku Zinedine Zidane ka marrë pas rikthimit, si dhe ka dhënë një mendim për Eden Hazard, i cili u morë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

NDESHJA – “Kur luajmë në Bernabeu kemi më shumë hapësira. Janë të detyruar të vijnë te ne, pasia janë në shtëpinë e tyre dhe tifozët e shtyjnë ekipin për ta bërë diçka të tillë. Në Camp Nou bëhet një ndeshje tjetër, ata kërkojnë të shfrytëzojnë shpejtësinë e lojtarëve sulmues dhe të kundërsulmojnë. Në fushën tonë loja është më e ashpër dhe më e komplikuar”.

ZIDANE DHE KRITIKAT NDAJ TIJ – “Është surprizuese të kritikohet, por kështu ka qenë prej vitesh. Sidomos në klubet e mëdha. E dimë që është diçka normale dhe që njerëzit i harrojnë shpejt ato që kanë ndodhur në të shkuarën. Jam i sigurt që Zidane e dinte kur u kthye, se fitimi i tre Ligave të Kampioneve nuk do të kishin më rëndësi dhe njerëzit do të kërkonin edhe më shumë prej tij që nga dita e parë në stolin e Realit. Lojtarët dhe trajnerët në klubet e mëdha e dinë që janë vazhdimisht në fokus dhe jetojmë me diçka të tillë”.

 KRAHASIMI I HAZARD ME CR7 – “Hazard është një lojtar me shumë cilësi. Ai është një lojtar ndryshe, që mund të prishë ekuilibrin e skuadrave të tjera. Mendoj se është ndryshe nga Cristiano. Ka cilësi të tjerë. Është e vështirë të mbulosh humbjen e Ronaldos, por Hazard është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Messi. /abcnews.al

Guardiola-1.jpg
Igli Nikolli17:55 | 17/12/2019

Real Madrid-Manchester City është një nga përballjet më të forta dhe spektakolare në raundin e 1/8 në Champions League. Pep Guardiola e ka të qartë këtë fakt dhe i druhet eksperiencës së madhe të “Los Blancos”.

Emri i trajnerit të Manchester City u përfol verën e kaluar për një kalim në pankinën e Juventusit, por diçka e tillë mund të kishte ndodhur shumë vite më parë, atëherë kur Guardiola ishte ende në aktivitet si futbollit.

Kolina, Guardiola dhe Zidane, gjatë një ndeshje Spanjë-Francë

Kur u largova nga Barcelona ëndërroja të transferohesha te Juventus, sepse doja të luaja me Zidane. E admiroja dhe do të më pëlqente të luaja me të, por nuk ndodhi kurrë. Real Madrid? Ata kanë më shumë eksperiencë, por ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë dhe të kualifikohemi. Kam besim tek ekipi. Jam shumë i lumtur që do ritakohem me Zidane“, përfundoi Pep Guardiola. /abcnews.al

Zidane-Real.png
Igli Nikolli15:18 | 17/12/2019

Të gjithë po presin me padurim duelin Barcelona-Real Madrid. El Clasico do të luhet nesër në mbrëmje (20:00) në “Camp Nou”, teksa të dy ekipet vijnë si kryesuese në këtë sfidë.

Zinedine Zidane nuk shqetësohet nga problemet në Katalunjë dhe e ka mendjen vetëm te përballja në fushë. Trajneri i Real Madrid beson tek cilësia dhe forma e ekipit të tij dhe karikon lojtarët që të japin më të mirën përballë ekipit të Messit.

Vijmë në këtë ndeshje në një formë të mirë, po luajmë një futboll të bukur prej kohësh. Të gjithë energjinë tonë do e vendosim në fushë. Nuk e kemi mendjen te shtyrja e ndeshjes, mendojmë vetëm për të luajtur.

Flitet se mund të ndodhin shumë gjëra, por tifozët nuk duan asgjë më shumë sesa të shikojnë këtë përballje, kjo është e gjitha. Nuk jam aspak i shqetësuar, përkundrazi jam i lumtur që ekziston kjo sfidë. Një futbollist jeton për ndeshje të tilla, e mbaj mend kur luaja vetë.

Ankesat e Barcelonës ndaj gjykimit? Nuk më shqetëson kjo gjë, të gjithë mund të shprehin lirisht opinionet e tyre. Do na duhet të jemi versioni ynë më i mirë për këtë sfidë, ata kanë Messin si armën më të rëndësishme, por edhe ne kemi kartat tona për të luajtur“, përfundon  Zinedine Zidane. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono