zhvillimet

veliaj17.jpg
ent ela17:06 | 17/04/2019

Përplasja e radhës e banorëve të Bregut të Lumit ka sjellë edhe reagimin e kryetaritë të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Ai tha se Bulevardi i Ri pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh.

“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek sheshi i fundit i Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Është i pashmangshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne, që e kemi në dorë, se sa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”.  /abcnews.al

VMRO-MBLEDHJA-1280x720.jpg
ent ela13:31 | 22/10/2018

Zhvillimet e fundit në gjirin e VMRO-DPMNE-së pritet të jenë në qendër të vëmendjes së mbledhjes së Komitetit të saj Qendror të thirrur për në orën 19:00 në Shkup. Largimi I 8 deputetëve dhe vota ‘për’ fillimin e ndryshimeve kushtetuese duket se ka acaruar tejmase fërkimet në udhëheqjen e parties më të madhe opozitare në Maqedoni. Sipas medias në Shkup, ka mospajtime me mënyrën si u veprua. Sidoqoftë pritet që debati kryesor të përqëndrohet tek ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov. Ky i fundit do të përjashtohet nga partia, pasi dyshohet se është ai që ka nxitur tetë deputetët të votojnë në Parlament për ndryshimet kushtetuese. Megjithatë sipas një skenari tjetër – do të kërkohet edhe dorëheqja e numrit një të partisë, Hristian Mickoski. /abcnews.al

vlcsnap-error920-1-1280x720.jpg
ent ela10:59 | 13/02/2018

Zhvillimet politike në vend, vetingu, reforma në drejtësi, çelja e negociatave dhe zhvillimet në Partinë Demokratike kanë qenë në fokus të bisedës së Astrit Patozit në “Mbrëmje në ABC News”.

Sipas tij ky është një fillim i zymtë i një viti politik, ndërsa lamë pas një vit depresiv. E vetmja gjë pozitive- u shpreh Patozi,  është fakti që Shqipëria mund të çelë negociatat me BE. Ka një dakordësi mazhorancë-opozitë.

Përsa i takon Vetingut ai tha se goditjet e para i përkasin opozitës dhe kjo është një drejtësi selektive./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono